Ushtria Turke neutralizoi 2 terroristë të PKK-së në veri të Irakut
Bëhet e ditur se terroristët e identifikuar me mjete të zbulimit dhe vëzhgimit ishin në përgatitje për sulm.
1527949

Forcat turke të sigurisë neutralizuan dy terroristë të PKK në rajonin Zap në veri të Irakut.
Ministria e Mbrojtjes Kombëtare tha në një deklaratë se terroristët e identifikuar me anë të mjeteve të zbulimit dhe vëzhgimit në rajonin Zap ishin në përgatitje për sulm, ndërsa u neutralizuan me një operacion ajror.
Në deklaratën e Ministrisë në mes tjerash thuhet se “Operacionet kundër organizatës separatiste terroriste PKK do të vazhdojnë me vendosmëri”.