Presidenti Erdogan zotohet për zhvillimin e industrisë së mbrojtjes

"Ne nuk mund të tolerojmë kurrë furnizimin nga jashtë me produkte (të industrisë së mbrojtjes) të cilat mund t'i prodhojmë vetë", tha Presidenti Erdoan në ceremoninë e inaugurimit të një objekti të ri për gjigantin turk të mbrojtjes «ASELSAN».

1526969

"Ne do të vazhdojmë të sigurojmë të gjitha llojet e mbështetjes për industrinë e mbrojtjes", shtoi udhëheqësi turk.

Pavarësisht pengesave që na kanë nxjerrë furnizuesit globalë, Turqia sot është një vend që i kapërcen me forcat e saj embargot sekrete-hapura që zbatohen ndaj saj, shtoi ai.

Erdoan tha se nga 62 projekte të mbrojtjes në vitin 2002, shifra është rritur në 700.

Presidenti gjithashtu tha se Turqia prezantohet me shtatë kompani midis 100 firmave më të mira të mbrojtjes në botë. Ai shtoi se pesë nga ato firma kanë hyrë në listë vetëm këto pesë vitet e fundit.

“Kanë përfunduar me sukses testet e lëshimit të satelitit, të cilat ne i kemi realizuar tërësisht me mundësitë tona inxhinierike kombëtare dhe vendore. Kemi shkuar edhe 4 herë të tjera në hapësirë”,- theksoi presidenti Erdoan.

Sidomos në vitet e fundit, kompanitë turke po gëzojnë një popullaritet në rritje me prodhimet e tyre si: dronë dhe helikopterë, anije, makina të blinduara, pajisje elektronike, armë dhe pjesë armësh.

Lajme të ngjashme