Fjalimi i Presidentit Erdogan u jep "dritë jeshile" investitorëve të huaj

Turqia u ka dërguar mesazhe pozitive investitorëve të huaj dhe ka sinjalizuar një zhvendosje drejt një ekonomie më të ekuilibruar përmes disa ndryshimeve të rëndësishme. Së fundmi, u ndryshuan kreu i Bankës Qendrore dhe ministri Thesarit dhe Financave.

1526775
Fjalimi i Presidentit Erdogan u jep "dritë jeshile" investitorëve të huaj

Presidenti Recep Tayyip Erdogan tha të mërkurën se Turqia do të mbajë një seri takimesh me investitorë ndërkombëtarë për të diskutuar mbi mundësitë, potencialin dhe mbështetjen që vendi i tij do t'u sigurojë atyre.

Ai po ashtu tha se vendi i tij ka vendosur të bëjë reforma strukturore për të përmirësuar mjedisin e investimeve, për të rritur intensitetin e tregjeve financiare dhe cilësinë e të ardhurave dhe shpenzimeve publike, si dhe për të parandaluar ekonominë informale.

Ekspertët i shohin këto zhvillime të reja në ekonomi si hapa pozitive për t'u dhënë dritën jeshile investitorëve të huaj. 

- Rëndësia e fjalimit të Presidentit Erdogan në rivendosjen e besimit të tregut

Duke folur për Agjencinë Anadolli (AA), Enver Erkan, një ekonomist në kompaninë private të investimeve "Tera Yatırım" me bazë në Stamboll, theksoi rëndësinë e fjalimit të Presidentit Erdogan në rivendosjen e besimit të tregut.

Erkan tha se ndryshimet e fundit në menaxhimin e ekonomisë tregojnë për një ndryshim rrënjësor në politikat që do të zbatohen.

"Në këtë periudhë, ndërmarrja e hapave më të mprehta në politikën monetare dhe mbrojtja e fortë e komunikimit me një theks në koordinimin midis disiplinës fiskale dhe politikave financiare janë të mirëpritura nga tregjet", tha Erkan.

Ai theksoi se ulja e inflacionit duhet të jetë përparësia kryesore e qeverisë.

"Për të arritur këtë qëllim, është thelbësore të miratohet një qasje miqësore ndaj tregut dhe të përcaktohen përparësitë e reformave strukturore në planin afatgjatë së bashku me ndërmarrjen e veprimeve afatshkurte", u shpreh Erkan.

Sipas të dhënave të fundit të lëshuara nga Instituti Turk i Statistikave (TUIK), norma vjetore e inflacionit të vendit në muajin tetor ishte 11,89 për qind.

Siç përcaktohet në programin e ri ekonomik të Turqisë për vitet 2021-2023 objektivi i normës së inflacionit të vendit për këtë vit është 10,5 për qind. Banka Qendrore e Turqisë parashikon që inflacioni në fund të vitit për këtë vit do të jetë në 12,1 për qind.

"Pasuritë turke fituan terren pas fjalimit të Presidentit Erdogan", theksoi Erkan, duke shtuar se vendimmarrësit duhet të mbështesin mesazhet e vullnetit të mirë me veprime në kohën më të shkurtër.

"Testi i parë i rëndësishëm do të jetë vendimi i normës së interesit të Bankës Qendrore më 19 nëntor. Tregu po pret hapa më të sakta dhe politikë monetarë të pranuar", u shpreh Erkan.

Sipas tij, norma e interesit duhet të jetë në një pikë që do të krijojë një efekt shtrëngues shtesë dhe do të forcojë kthimet reale. 

- Falë synimeve përmes qasjes transparente u përmirësuan parametrat ekonomikë

Nga ana tjetër, Ferhat Yukselturk, partner menaxhues i Konsulencës eCons me seli në Stamboll, tha se sot edhe një herë shohim se si komunikimi dhe menaxhimi i pritjeve në mjedisin e investimeve ka qenë i suksesshëm.

Yukselturk theksoi se parametrat ekonomikë u përmirësuan, falë njoftimit të synimeve përmes një qasjeje transparente.

"Ngritja e vlerës së lirës turke, pavarësisht se ende nuk është bërë rritja e normës së interesit, tregon forcën e komunikimit. Shtylla më e rëndësishme e ekonomisë është të japësh mesazhet e duhura në treg", tha Yukselturk.

Ministria e Thesarit dhe Financave dhe Banka Qendrore, sipas tij, po ashtu duhet të përdorin komunikimin në mënyrë efektive.

Yukselturk theksoi se fokusimi i presidentit në përparësinë e luftës kundër inflacionit do të reflektojë pozitivisht në investime, prodhim dhe papunësi.

Duke theksuar se pasiguria e krijuar nga inflacioni ndikoi në mënyrë negative në preferencat e investimeve dhe vendimet e investimeve, Yukselturk tha se "sa më suksesshëm të jemi në uljen e inflacionit, aq më shumë tërheqim investitorët e huaj".

Ai tha se fjalimi i Presidentit Erdogan përfshinte shprehje, të cilat u japin një dritë jeshile investitorëve të huaj, duke theksuar se "fjalimi i presidentit krijoi një perceptim që investitorët do të inkurajohen".

Ai shtoi se do të ketë një politikë të normalizuar ekonomike pasi mbikëqyrësit bankar turk dje po ashtu lehtësuan kufijtë e shkëmbimit që huazuesit ekzekutojnë me jorezidentët. 

"Presim të shohim një gjallërim në interesin e investitorëve të huaj në Turqi", tha ai. / AA



Lajme të ngjashme