Turqi-Rusi bien dakord për një qendër të përbashkët në Karabakun Malor

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) njoftoi nënshkrimin e memorandumit të mirëkuptimit në lidhje me Qendrën Turko-Ruse për kontrollin dhe mbikëqyrjen e armëpushimit midis Azerbajxhanit dhe Armenisë në Karabakun Malor.

1525978
Turqi-Rusi bien dakord për një qendër të përbashkët në Karabakun Malor

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) njoftoi nënshkrimin e memorandumit të mirëkuptimit në lidhje me Qendrën Turko-Ruse për kontrollin dhe mbikëqyrjen e armëpushimit midis Azerbajxhanit dhe Armenisë në Karabakun Malor.

Duke folur në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë së tij për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti), Erdoan bëri deklarata edhe në lidhje me Qendrën e Përbashkët Turko-Ruse të krijuar për kontrollin dhe mbikëqyrjen e armëpushimit në rajonin e Karabakut (i cili hyri në fuqi të martën, 10 nëntor).

"Memorandumi i mirëkuptimit mbi Qendrën e Përbashkët Turko-Ruse, të cilën ne do të krijojmë për të kontrolluar dhe mbikëqyrur armëpushimin, u nënshkrua këtë mëngjes (11 nëntor). Kjo qendër do të ngrihet në tokat azerbajxhanase të çliruara nga pushtimi. Të gjitha masat për të parandaluar shkeljen e armëpushimit në Karabakun Malor do të merren nga kjo qendër. Në këtë mënyrë merr fund zyrtarisht dhe realisht pushtimi 28-vjeçar i tokave azerbajxhanase dhe Karabakut. Rajoni i Karabakut do të bëhet përsëri një atdhe islam duke zënë një vend të qetë në hijen e gjysmëhënës”,- tha udhëheqësi turk.

"Ne kemi besim se ashtu siç u vendos një paqe e drejtë në një kohë të shkurtër në Karabakun Malor, një hap i ngjashëm mund të hidhet edhe në Siri përmes bashkëpunimit të sinqertë",- shtoi ai.

Erdoan e vazhdoi kështu fjalën drejtuar grupit parlamentar: “Në procesin e ndryshimit që po ndodh në rajonin tonë dhe në botë, ne si dy vëllezër (Turqia dhe Azerbajxhani) duke i dhënë dorën njëri-tjetrit do t’i lartësojmë vendet tona dhe do t’i arrijmë qëllimet tona së bashku. Tani e tutje, ne do të kemi një bashkëpunim më të ngushtë dhe më të fortë me Azerbajxhanin, së bashku do të ndërtojmë të ardhmen tonë të përbashkët. Në kundërshtim me vrasjet e Armenisë, të cilat shkaktuan vdekjen e shumë të pafajshmëve duke sulmuar vazhdimisht vendbanimet gjatë konfliktit të fundit, do të sigurohet që asnjë civil të mos dëmtohet”.

 

 


Lajme të ngjashme