Njësitë speciale të xhandarmerisë neutralizuan 2 terroristë të PKK-së në Tunceli
Në kuadër të operacionit ‘Rrufeja-4’, që po realizohet në rajonin e luginës Ahpanos të rrethit qendror të Tuncelit, njësitë speciale të xhandarmërisë neutralizuan 2 terroristë të PKK-së.
1525800

Bëhet e ditur se forcat turke të sigurisë neutralizuan 2 terroristë të PKK-së në Tunceli.
Në komunikatën e lëshuar nga Ministria e Punëve të Brendshme thuhet: “Në kuadër të operacionit ‘Rrufeja-4’, që po realizohet në rajonin e luginës Ahpanos të rrethit qendror të Tuncelit, njësitë speciale të xhandarmërisë dhe njësitë komando të Komandës së Rrethit të Xhandarmërisë me anë të një operacioni të mbështetur nga ajri neutralizuan 2 terroristë së bashku me armët”.
Ndërkaq në deklaratën e bërë nga Prefektura e Tuncelit thuhet se operacionet po vazhdojnë në rajon.
Deklarata theksoi se përpjekjet për të gjetur dhe neutralizuar elementët terroriste do të vazhdojnë me vendosmëri.