Ushtria turke neutralizon 26 terroristë në veri të Sirisë, përgatiteshin të kryenin sulme

Forcat turke të sigurisë kanë neutralizuar 26 terroristë që përgatiteshin të kryenin sulme në Ras al-Ayn dhe Tell Abyad, qytete në veri të Sirisë.

1525432
Ushtria turke neutralizon 26 terroristë në veri të Sirisë, përgatiteshin të kryenin sulme

Përmes një komunikate me shkrim, Ministria e Mbrojtjes Kombëtare rikujtoi se kanë përfunduar me sukses operacionet ushtarake “Mburoja e Eufratit”, “Dega e Ullirit”, “Burimi i Paqes” dhe “Mburoja e Pranverës”, të cilat u ndërmorën për t'i dhënë fund ekzistencës së organizatave terroriste PKK/PYD/YPG dhe DAESH në veri të Sirisë.

Pasi theksoi se tentativat për t'u infiltruar dhe kryer sulmet në zonën operacionale të Burimit të Paqes, ku është vendosur rendi dhe kryesisht mbizotëron qetësia, kanë marrë përgjigjet e nevojshme në mënyrë të menjëhershme; Ministria njoftoi se janë neutralizuar 26 terroristë që përgatiteshin të kryenin sulme në Ras al-Ayn dhe Tell Abyad.

“Ne do të vazhdojmë me përkushtim ruajtjen e paqes dhe stabilitetit të vendosur në veri të Sirisë”, shtoi ajo.



Lajme të ngjashme