Erdogan: Bisedova me vëllain Aliyev, Azerbajxhani është pranë fitores

Presidenti Recep Tayyip Erdogan tha se Azerbajxhani, që lufton për të çliruar territoret e tij të pushtuara nga Armenia, po i afrohet fitores.

1523658
Erdogan: Bisedova me vëllain Aliyev, Azerbajxhani është pranë fitores

Presidenti Recep Tayyip Erdogan tha se Azerbajxhani, që lufton për të çliruar territoret e tij të pushtuara nga Armenia, po i afrohet fitores.

Presidenti Erdogan mbajti një fjalim në Kongresin e 7-të të Zakonshëm të Kahramanmarasit të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti), të cilën ai kryeson.

Duke bërë të ditur se punojnë gjithmonë në rrugën e të drejtës dhe të vërtetës si dhe në drejtimin që kombi u ka treguar atyre, Erdogan tha: “Ne nuk hezituam të qëndrojmë pranë miqve tanë, duke iu thënë në fytyrë të vërtetën atyre që përpiqen të shfrytëzojnë qytetërimin dhe hapësirën tonë gjeografike për ta mbytur me gjak dhe lot. Ne ekzistuam në Libi, Siri, tani ekzistojmë në Azerbajxhan, ne ekzistojmë".

Duke iu referuar sukseseve të Azerbajxhanit në luftën kundër Armenisë, Erdogan tha: "Unë bisedova në mëngjes me vëllain tim (Presidentin Azerbajxhan) Ilham Aliyev. Unë u lumturova kur dëgjova nga ai për zhvillimet pozitive. Shpresoj se po i afrohemi fitores."

“Azerbajxhani është ndarë nga territoret e tij të pushtuara prej 30 vitesh. Por tani shpresoj që ata do të rimarrin tokat e tyre të pushtuara", u shpreh kreu i qeverisë turke.

Erdogan deklaroi se ata do të vazhdojnë të qëndrojnë kundër shtypësve në Libi, Azerbajxhan dhe Siri.

Erdogan deklaroi gjithashtu se më 15 nëntor ai do të vizitojnë rajonin e Marashit të Mbyllur në Republikën Turke të Qipros së Veriut.

"Ne do të dëshmojmë personalisht unitetin Atdheu Mëmë-Toka Bijë, duke vizituar këtë rajon”, tha Presidenti Erdogan.

 

 


Lajme të ngjashme