Turqia: Prishja e strukturave në Bregun Perëndimor është “e paligjshme”

Ankaraja zyrtare reagoi të enjten vonë kundër aktivitete izraelite të prishjes së ndërtesave në territoret palestineze duke theksuar se Izraeli tregoi edhe një herë “politikën e tij agresive dhe të paligjshme”.

1522986
Turqia: Prishja e strukturave në Bregun Perëndimor është “e paligjshme”

“Izraeli tregoi edhe një herë politikën e tij agresive dhe të paligjshme duke prishur më shumë se 70 struktura palestineze, institucione arsimore dhe të kujdesit shëndetësor në luginën e pushtuar të Jordanit dhe duke vendosur të evakuojë e shkatërrojë 200 biznese palestineze në qendër të Jerusalemit Lindor”, tha Ministria e Punëve të Jashtme përmes një deklarate të shkruar.

“Këto hapa janë ndërmarrë gjatë pandemisë së koronavirusit (COVID-19), e cila rrit ashpërsinë e situatës”, shtoi ajo.

Duke nënvizuar se deri më tani gjatë vitit 2020 janë prishur 689 struktura në të gjithë Bregun Perëndimor, përfshi këtu edhe Jerusalemin Lindor, MPJ turke tërhoqi vëmendjen se këto aktivitete shkatërruese të Izraelit çuan në zhvendosjen e 869 palestinezëve.

“Turqia do të vazhdojë të refuzojë këto veprime të paligjshme dhe çnjerëzore, të cilat thellojnë pushtimin izraelit në territoret palestineze dhe dëmtojnë vizionin e zgjidhjes me dy shtete”, theksoi Ministria.

Ajo përsëriti gjithashtu se Turqia do të vazhdojë të qëndrojë pranë popullit palestinez dhe të mbrojë kauzën e drejtë të Palestinës.

Në vitin 1967, Izraeli pushtoi një pjesë të madhe të territoreve palestineze duke përfshirë Bregun Perëndimor, Jerusalemin Lindor dhe Rripin e Gazës.

Palestinezët duan në këto territore një shtet të pavarur palestinez me Jerusalemin Lindor si kryeqytet.



Lajme të ngjashme