Turqi - Arrin në 3 numri i punëtorëve që ranë dëshmorë në sulmin terrorist të PKK-së
Si pasojë e sulmit në Hakkari të organizatës separatiste terroriste PKK ndaj një makine të punës për shtrimin e rrugës, numri i punëtorëve që ranë dëshmor u rrit në 3.
1522245

Si pasojë e sulmit në Hakkari të organizatës separatiste terroriste PKK ndaj një makine të punës për shtrimin e rrugës, numri i punëtorëve që ranë dëshmor u rrit në 3.
Sipas deklaratës së bërë nga Prefektura e Hakkarit, terroristët e PKK-së sulmuan me raketa dhe armë me tytë të gjatë makinerinë e ndërtimit, e cila po punonte për shtrimin e rrugës midis dy bazave pranë kufirit me Irakun.
“Në sulm një punëtor ra dëshmor ndërsa 2 të tjerë mbetën të plagosur. Dy punëtorët e plagosur nuk mundën të shpëtohen pavarësisht të gjitha ndërhyrjeve mjekësore dhe ranë dëshmorë”, shkruhet në deklaratë.
Ministria e Mbrojtjes Kombëtare (MSB) bëri të ditur se pas sulmit terrorist filloi një operacion në rajon.