Turqia është e shqetësuar për dhunën në Etiopi

Në një deklaratë me shkrim të Ministrisë së Punëve Jashtme të Turqisë thuhet se është për të ardhur keq që shumë viktima kanë humbur jetën në incidentet e dhunës në rritje këto ditët e fundit në Republikën Federale Demokratike të Etiopisë.

1521527
Turqia është e shqetësuar për dhunën në Etiopi

Turqia deklaroi se është e shqetësuar për përshkallëzimin e dhunës në Republikën Federale Demokratike të Etiopisë.

Ne jemi thellësisht të shqetësuar për përshkallëzimin e dhunës në Republikën Federale Demokratike të Etiopisë. Është trishtuese që këto incidente rezultojnë në shumë viktima njerëzore, thuhet në një deklaratë me shkrim të Ministrisë së Punëve Jashtme.

Ne u përcjellim ngushëllimet tona të afërmve të atyre që humbën jetën, popullit mik të Etiopisë dhe Qeverisë dhe u urojmë shërim të shpejtë për të plagosurit, përfundon komunikata e Ministrisë.

Më herët ishte raportuar se në Rajonin Benishangul-Gumaz të Etiopisë perëndimore grupe të armatosura kishin vranë shumë civilë.

Komisioni Etiopian për të Drejtat e Njeriut deklaroi se në zona të ndryshme të këtij rajoni muajin e fundit janë parë dy valë të ndryshme sulmesh dhe se shumë njerëz kanë humbur jetën dhe qindra njerëz janë zhvendosur.



Lajme të ngjashme