Erdogan: Dënoj sulmin e përgjakshëm në Vjenë, ngushëllime popullit austriak

Presidenti Recep Tayyip Erdogan tha se dënon sinqerisht sulmin e përgjakshëm që ndodhi natën e kaluar në kryeqytetin e Austrisë, Vjenë.

1521357
Erdogan: Dënoj sulmin e përgjakshëm në Vjenë, ngushëllime popullit austriak

Presidenti Recep Tayyip Erdogan tha se dënon sinqerisht sulmin e përgjakshëm që ndodhi natën e kaluar në kryeqytetin e Austrisë, Vjenë.

Erdogan bëri deklarata për çështje të ndryshme pas mbledhjes së Kabinetit Presidencial.

Duke deklaruar se dënon sinqerisht sulmin e përgjakshëm në Vjenë, kreu i qeverisë turke tha: “Sulme të tilla nuk mund të aprovohen kurrë nga askush, pavarësisht cili është autori i veprës. Unë i shpreh ngushëllimet e mia popullit austriak dhe i uroj të shkuara".

“Disa nga vendet evropiane po cekin kufijtë duke u përpjekur të përkufizojnë dhe të trajtësojnë Islamin sipas vetes së tyre", tha Erdogan duke rikujtuar se sot në botë ekzistojnë 2 miliardë e 400 milionë të krishterë, 1 miliardë e 900 mijë myslimanë dhe 1 miliard e 800 mijë besimtarë hindu, budistë dhe shinto.

Presidenti Erdogan tha ka një hov të madh drejt islamit krahasuar me 70 vjet më parë dhe shtoi se në disa vendeve evropiane që më parë nuk ka pasur pothuajse myslimanë, popullsia e këtij besimi përbën 10%.

Ai bëri të ditur se po ashtu nuk është mundur të ndalet përhapja e islamit edhe në një hapësirë gjeografike të gjerë nga Afrika në Azinë Juglindore, e nga Amerika në Australi.

Presidenti Recep Tayyip Erdogan theksoi se ky zhvillim ndodhi në një periudhë kur myslimanët u shtypën, përçmuan, u lanë pas, u shfrytëzuan dhe energjia e tyre shkoi kot me konflikte (përplasje) të brendshme.
 

 


Lajme të ngjashme