Sulmi terrorist në Vjenë - YTB përgëzon turqit që ndihmuan policët e plagosur

Kryesia e Turqve që Jetojnë Jashtë Shtetit dhe Komuniteteve të Afrishme (YTB) ka përgëzuar turqit që u erdhën në ndihmë oficerëve të policisë që mbetën të plagosur në sulmin terrorist në Vjenë të Austrisë.

1521077
Sulmi terrorist në Vjenë - YTB përgëzon turqit që ndihmuan policët e plagosur

Kryesia e Turqve që Jetojnë Jashtë Shtetit dhe Komuniteteve të Afrishme ka përgëzuar turqit që u erdhën në ndihmë oficerëve të policisë që mbetën të plagosur në sulmin terrorist që ndodhi në kryeqytetin e Austrisë, Vjenë.

"U shprehim ngushëllimet tona familjeve që humbën njerëzit e tyre të dashur si pasojë e sulmit terrorist në Vjenë dhe urojme shërim sa më të shpejt për të plagosurit. Përgëzojmë nga zemra turqit e guximshëm që u erdhën në ndihmë oficerëve të plagosur të policisë. Turqia ndodhet pranë popullit të Austrisë në këtë ditë të vështirë”,- thuhet në postimin që ka bërë institucioni në «Twitter».

Tre persona u vranë dhe 15 të tjerë u plagosën në një sulm terrorist që ndodhi të hënën në mbrëmje në Vjenë të Austrisë.

 


Lajme të ngjashme