Turqia lëshon një NAVTEX të ri për tre anije në Mesdheun Lindor
Sipas njoftimit të ri (NAVTEX) marinarët paralajmërohen që të mos kalojnë më afër se 6 milje detare nga anija turke që bën kërkime sizmike në Mesdheun Lindor.

Turqia lëshoi një NAVTEX të ri (alarm lundrimi – NAVigational TEleX) për anijet “Oruç Reis”, “Ataman” dhe “Cengizhan”, e cilat do të bëjnë kërkime sizmike në Mesdheun Lindor.
Sipas njoftimit të ri, afati i punës në terren për anijet “Oruç Reis”, “Ataman” dhe “Cengizhan” është zgjatur deri në orën 20.59 (sipas orës së Turqisë) të datës 14 nëntor. Afati i mëparshëm për këto anije skadon në orën 21.01 (me orën e Turqisë) të datës 1 nëntor.
Marinarët paralajmërohen që të kalojnë 6 milje detare larg anijes turke të kërkimeve sizmike.
Nga ana tjetër Ministria e Mbrojtjes Kombëtare (MSB) ka publikuar një video për informimin e shtypit mbi zhvillimet në Mesdheun Lindor.
“Anijet tona të kërkimeve sizmike e vazhdojnë aktivitetin e tyre sipas programit të përcaktuar më herët brenda platformës tonë kontinentale, konkretisht: anija kërkimore “Oruç Reis” është pozicionuar në jugperëndim të qytetit Kash (Kaş, Antalie), anija kërkimore “Barbaros Hayrettin Paşa” në jugperëndim të ishullit të Qipros. Forcat e Armatosura Turke (TSK) vazhdojnë misionin për të shoqëruar dhe mbrojtur anijet tona që bëjnë kërkime sizmike dhe shpime”,- njoftoi Ministria.
Forcat e Armatosura Turke (TSK) do të vazhdojnë me vendosmëri të mbrojnë të drejtat dhe interesat e vendit tonë dhe të Republikës Turke të Qipros së Veriut në [detin] Egje dhe Mesdheun Lindor, si dhe jenë garantuesi i paqes dhe sigurisë në Ishullin e Qipros në përputhje me marrëveshjet ndërkombëtare të garancisë dhe aleancës, përfundon njoftimi i Ministrisë.