Presidenti Erdogan bisedoi në telefon me kryeministrin pakistanez

Sipas njoftimit të Drejtorisë së Komunikimeve të Presidencës [së Turqisë], kryeministri pakistanez Imran Khan i telefonoi Presidentit Erdogan për tërmetin në Izmir dhe i përcolli mesazhet ngushëlluese dhe solidarizuese.

1519660
Presidenti Erdogan bisedoi në telefon me kryeministrin pakistanez

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) realizoi një bisedë telefonike me Kryeministrin e Pakistanit, Imran Khan.

Sipas njoftimit të Drejtorisë së Komunikimeve të Presidencës [së Turqisë], kryeministri pakistanez Imran Khan i telefonoi Presidentit Erdogan për tërmetin në Izmir dhe i përcolli mesazhet ngushëlluese dhe solidarizuese.

Edhe Presidenti Erdoan e falënderoi Imran Khan dhe i shprehu edhe një herë  ngushëllimet e tij për sulmin terrorist në Peshawar.

Shtatë studentë u vranë dhe 70 të tjerë u plagosën në shpërthimin e shkaktuar më 27 tetor nga një eksploziv i improvizuar në një medrese në qytetin e Peshawar të Pakistanit.

 


Lajme të ngjashme