Ministria turke e Mbrojtjes: Në një muaj janë neutralizuar 134 terroristë

134 terroristë u neutralizuan gjatë një muaj në operacionet e ushtrisë turke kundër anëtarëve të organizatës terroriste separatiste PKK/KCK, njoftoi Ministria e Mbrojtjes Kombëtare (MSB).

1519566
Ministria turke e Mbrojtjes: Në një muaj janë neutralizuar 134 terroristë

Në deklaratën e bërë nga Ministria e Mbrojtjes Kombëtare (MSB) është raportuar se me qëllim garantimin e sigurisë së vendit dhe popullit Forcat e Armatosura Turke (TSK) e vazhdojnë me vendosmëri luftën e tyre kundër organizatave terroriste, përfshirë PKK/KCK/PYD-YPG dhe DAESH.

Si rezultat i operacioneve që janë realizuar me qëllim për të kufizuar hyrjen e pjesëtarëve të PKK/KCK-së brenda territorit të vendit, për të penguar strehimin e tyre brenda/jashtë vendit dhe për të asgjësuar aftësinë e tyre të veprimit brenda muajit të fundit (tetor 2020) janë neutralizuar gjithsej 134 terroristë, nga këta 56 brenda vendit dhe 78 jashtë kufijve, qartëson komunikata dhe vijon kështu:

"197 pozicione zjarri, strehimore, bunkerë, shpella dhe depo të përdorura nga terroristët u zbuluan dhe u bënë të papërdorshme. Përveç kësaj dhe gjetën dhe u asgjësuan 117 mjete shpërthyese të improvizuara”.

 


Lajme të ngjashme