Kurum: Deri më tani 100 njerëz janë shpëtuar nga rrënojat e tërmetit në Izmir

Ministri i Mjedisit dhe Urbanizmit i Turqisë, Murat Kurum njoftoi se deri më tani 100 njerëz janë shpëtuar nga rrënojat si pasojë e tërmetit në Izmir.

1519208
Kurum: Deri më tani 100 njerëz janë shpëtuar nga rrënojat e tërmetit në Izmir

Ministri i Mjedisit dhe Urbanizmit i Turqisë, Murat Kurum njoftoi se deri më tani 100 njerëz janë shpëtuar nga rrënojat si pasojë e tërmetit në Izmir.

Ai bëri deklarata nga qendra e koordinimit të Departamentit për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Situatave Emergjente (AFAD), në Izmir.

Ministri Kurum në lidhje me tërmetin në Izmir, tha: “Rreth 5,000 personel kërkimi dhe shpëtimi aktualisht po punojnë në terren."

"Njësitë tona fushore të ushqimit me një kapacitet ndihme për 56 mijë njerëz janë aktualisht në zonë. Do të ofrohet ndihmë për transportimin nga ndërtesat e dëmtuara rëndë.", tha Kurum.

Ministri i Mjedisit dhe Urbanizimit deklaroi se Agjencia për Administrimin e Banesave Kolektive (TOKI) filloi procesin në koordinim me AFAD për ndërtimin e vendbanimeve të përhershme.

Kurum tha gjithashtu se të gjithë qytetarëve do t'u ofrohet ndihmë qiraje për ndërtesat që janë shembur ose dëmtuar rëndë.

Një tërmet me madhësi 6.6 ballë ndodhi dje, pranë rrethit Seferihisar të Izmirit.

Departamenti për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Situatave Emergjente (AFAD) kishte bërë të ditur se tërmeti me magnitudë 6,6 ballë i shkallës Rihter ishte regjistruar në orën 14:51 me kohën lokale detin Egje, 17 km larg brigjeve të qytezës Seferihisar të Izmirit.

 


Lajme të ngjashme