Bota vazhdon të solidarizohet me Turqinë, bën deklarata mbështetëse

Si pasojë e tërmetit të fuqisë 6,6 ballë të shkallës Rihter që goditi të premten qytezën Seferihisar të rrethit Izmir shumë personalitete dhe institucione të jashtme kanë shprehur solidaritetin dhe gatishmërinë për t’i ardhur në ndihmë Turqisë.

1519191
Bota vazhdon të solidarizohet me Turqinë, bën deklarata mbështetëse
Izmir.jpg

Si pasojë e tërmetit të fuqisë 6,6 ballë të shkallës Rihter që goditi të premten qytezën Seferihisar të rrethit Izmir shumë personalitete dhe institucione të jashtme kanë shprehur solidaritetin dhe gatishmërinë për t’i ardhur në ndihmë Turqisë.

Presidenti i Uzbekistanit Shevket Mirziyoyev u shprehu ngushëllimet familjeve të atyre që humbën jetën në tërmet dhe u uroi shërim të shpejtë të plagosurve.

Presidenti ukrainas Vladimir Zelenskiy uroi të shkuara pas tërmetit që goditi Izmirin.

Kryeministri bullgar Bojko Borisov shprehu të shkuara dhe mesazhin e tij të solidaritetit me Turqinë.

Emiri i Katarit, Sheiku Tamim bin Hamed Al Thani dhe Kryeministri libian Fayiz es-Serrac gjithashtu i telefonuan Presidentin Erdogan dhe shprehën ngushëllimet e tyre.

Në një deklaratë të bërë nga Ministria e Jashtme e Pakistanit bëhet e ditur se Turqisë iu shpreh solidariteti i fortë i popullit të Pakistanit për popullin vëlla të Turqisë dhe u nënvizua se janë bashkë me Turqinë në lutjet dhe zemrat e tyre.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-sö Jens Stoltenberg deklaroi se ata janë të gatshëm të ofrojnë ndihmë për vendet aleate.

Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) Dr. Tedros Adhanom Ghebreyesus gjithashtu deklaroi se ata po e ndjekin situatën nga afër dhe shtoi: "Ne do të punojmë me të dyja vendet për t'u siguruar që tu ofrohet me shpejtësi kujdesi mjekësor atyre në nevojë.".

Nga ana tjetër, Kombet e Bashkuara (OKB), duke deklaruar se janë në kontakt me autoritetet përkatëse, dha mesazhin"Ne jemi gati të ndihmojmë".

Ministria e Mbrojtjes e Izraelit njoftoi se kanë dhënë direktivën që një ekip kërkimi dhe shpëtimi të përgatitet për të shkuar në Turqi.

Departamenti amerikan i Shtetit përcolli një mesazh për Turqinë dhe Greqinë pas tërmetit që goditi Detin Egje duke shkaktuar dëme një njerëz dhe materiale.  



Lajme të ngjashme