Ushtria turke neutralizoi 8 terroristë të PKK-së në veri të Irakut

Me një operacion ajror në zonën Gara në veri të Irakut janë neutralizuar 8 terroristë të organizatës separatiste terroriste PKK në përgatitje për akt terrorist, njoftoi Ministria e Mbrojtjes Kombëtare (MSB).

1518667
Ushtria turke neutralizoi 8 terroristë të PKK-së në veri të Irakut

Në një njoftim të shkruar Ministria e Mbrojtjes Kombëtare (MSB) bën të ditur se operacionet kundër organizatës terroriste separatiste PKK vazhdojnë me vendosmëri.

“8 terroristë të PKK-së, vendndodhja e të cilëve ishte përcaktuar me mjete zbulimi dhe vëzhgimi në zonën Gara në veri të Irakut dhe që sipas informacionit po përgatiteshin për të kaluar në veprim, janë neutralizuar me një operacion ajror të kryer në këtë zonë”, thuhet më tej në komunikatën e Ministrisë.

 


Lajme të ngjashme