Turqia dhe Greqia: Gati të mbështesim njëra-tjetrën për të përballuar pasojat e tërmetit

Turqia dhe Greqia u angazhuan të premten, pavarësisht tensioneve mes tyre, për të ndihmuar njëra-tjetrën nëse do të ishte e nevojshme, pasi u tronditën të dyja nga një tërmet i fuqishëm.

1518974
Turqia dhe Greqia: Gati të mbështesim njëra-tjetrën për të përballuar pasojat e tërmetit

“Gjatë një bisede telefonike, ministrat e Punëve të Jashtme të Turqisë dhe Greqisë – respektivisht Mevlut Çavusoglu dhe Nikos Dendias – nënvizuan gatishmërinë e tyre për të ndihmuar dhe mbështetur njëri-tjetrin në rast nevoje”, theksoi Ministria e Punëve të Jashtme të Turqisë përmes një komunikate të shkruar.

Një tërmet me magnitudë 6,6 ballë të shkallës Rihter goditi brigjet e qytezës Seferihisar në rrethin Izmir të Turqisë, në orën 14:51 me kohën lokale.

Sipas një njoftimi në uebfaqen e Departamentit për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Situatave Emergjente (AFAD), epiqendra e tërmetit që u ka marrë jetën 4 personave dhe ka lënë të plagosur 152 të tjerë deri tani, ishte 16,54 km në thellësi të detit Egje, 17 km larg brigjeve të qytezës Seferihisar.



Lajme të ngjashme