Tërmeti në Egje - Presidenti Erdogan merr mesazhe solidarizues nga liderët

Pas tërmetit që goditi të premten pasdreke Izmirin telefonata të shumta kanë mbërritur tek autoritetet shtetërore turke për të shprehur keqardhjen për viktimat dhe shprehur solidaritetin me Turqinë.

1519026
Tërmeti në Egje - Presidenti Erdogan merr mesazhe solidarizues nga liderët
izmir deprem.jpg
deprem izmir.jpg
deprem izmir 1.jpg
deprem izmir 2.jpg
izmir deprem.jpg

Presidenti i Republikës Turke të Qipros së Veriut (TRNC/RTQV) Ersin Tatar i telefoni Presidentit Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) për shkak të tërmetit që goditi të premten Izmirin.

Tatar theksoi se populli turk i Qipros ashtu si përherë është pranë vëllezërve të tij në Anadoll.

Edhe Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev e mori në telefon Presidentin Rexhep Tajip Erdoan dhe i tha se ata janë të gatshëm të ndihmonin për shkak të tërmetit që ndodhi në nënprefekturën Seferihisar të Izmirit.

Aliyev i përcolli keqardhjen Erdoanit për shkak të tërmetit dhe i uroi "të shkuara".

Për shkak të tërmetit që goditi Izmirin si dhe disa ishuj grekë dhe shkaktoi 2 të vdekur Presidenti Erdoan mori një telefonatë edhe Kryeministri i Greqisë, Qiriako Miçotaqi.

Presidenti Erdoan deklaroi se ata janë të gatshëm ta ndihmojnë Greqinë nëse do të jetë e nevojshme.

Nga ana tjetër, kryeministri azerbajxhanas Ali Esedov menjëherë pas tërmetit në Izmir i telefonoi zv.presidentit Fuat Oktay i dha mesazhin: “Jemi gati të ofrojmë çdo lloj ndihme”.

Edhe ministri i Punëve të Brendshme të Francës, Gerald Darmanin publikoi një mesazh mbështetjeje për Turqinë dhe Greqinë, për shkak të tërmetit që ra të premten në detin Egje dhe ishujt grekë.

"Franca qëndron pranë popullit turk e grek për të kapërcyer këtë provë të tmerrshme. Nëse qeveritë e këtyre vendeve do ta kërkojnë, ndihmat franceze do të mbërrijnë menjëherë në rajon", shkruan Darmanin në një deklaratë që ka bërë në profilin e tij në «Twitter».

Presidenti i Këshillit të Bashkimit Evropian (BE), Charles Michel në postimin e tij në rrjetet sociale ka shkruar:

"Jemi duke i ndjekur nga afër zhvillimet lidhur me tërmetin e fortë që goditi brigjet e Greqisë dhe Turqisë në detin Egje. Zemra ime është me të prekurit nga tërmeti. BE është gati të sigurojë ndihmë.”

Departamenti amerikan i Shtetit përcolli një mesazh për Turqinë dhe Greqinë pas tërmetit që goditi Detin Egje duke shkaktuar dëme një njerëz dhe materiale. 

Sipas përcaktimeve paraprake, 12 persona kanë gjetur vdekjen nga tërmeti me madhësi 6,6 që ndodhi të premten pasdite brigjet e nënprefekturës Seferihisar të Izmirit.

Agjencia e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) raportoi se 12 persona vdiqën dhe 419 u plagosën, sipas të dhënave të para.

Prefekti i Izmirit, Javuz Selim Këshger (Yavuz Selim Köşger) njoftoi se rreth 70 njerëz janë shpëtuar nga rrënojat deri më tani.

 


Lajme të ngjashme