Motori i prodhuar nga Turqia do të fuqizojë dronët “Akinci” dhe “TB3”

Një motor i projektuar dhe prodhuar nga filiali i prodhimit të motorëve të Industrisë Turke të Aviacionit dhe Hapësirës (TUSAS/TAI) do të përdoret për të fuqizuar dronët “Akinci” dhe “TB3” të prodhuesit të mjeteve ajrore pa pilot “Baykar”.

1518555
Motori i prodhuar nga Turqia do të fuqizojë dronët “Akinci” dhe “TB3”

Selçuk Bayraktar, president i Bordit të Administruesve të Fondacionit të Skuadrës Teknologjike të Turqisë (Fondacioni T3) dhe drejtor teknik i kompanisë “Baykar”, postoi në rrjetin social “Twitter” një video mbi motorin avionik prodhim vendës, të zhvilluar nga Industria e Motorëve të TAI-t (TEI).

“Motori avionik i zhvilluar nga TEI, projektuar kombëtarisht dhe prodhim vendës. Është motori avionik me performancën më të lartë në botë, me shumë distancë nga të ngjashmit e kësaj kategorie. Quajeni si të doni; e testuam dhe krahasuam... Ai do të fuqizojë (dronët) «Akinci» dhe «Bayraktar TB3»”, shkroi ai në “Twitter”.

Bayraktar sqaroi se imazhet e testit janë të një muaji më parë dhe theksoi se motori i testuar nuk është më një prototip, por një motor i prodhimit në seri.

Kanada njoftoi në fillim të këtij muaji pezullimin e lejeve të eksportit të armëve në Turqi lidhur me akuzat se ajo po përdor teknologjinë kanadeze në konfliktin ushtarak ndërmjet Armenisë dhe Azerbajxhanit në Karabakun Malor, territor azerbajxhanas nën pushtimin armen.

Pas lëvizjes së Kanadasë, Agjencia e Industrisë së Mbrojtjes së Turqisë (SSB) njoftoi se industria turke e mbrojtjes po vazhdon në rrugën e saj pavarësisht embargos.

 


Lajme të ngjashme