Turqia feston 97-vjetorin e shpalljes së Republikës

Festa e Republikës, ashtu si çdo 29 tetor, edhe këtë vit festohet me entuziazëm të madh në tërë vendin dhe përfaqësitë jashtë shtetit.

1517938
Turqia feston 97-vjetorin e shpalljes së Republikës
5bd8387503d1d.jpg

 

97-vjetori i shpalljes së Republikës festohet me ceremoni në mbarë vendin, përfaqësitë jashtë shtetit dhe në Republikën Turke të Qipros së Veriut (RTQV). 

Në kryeqytetin e vendit, Ankara ceremonia e parë u mbajt në Mauzoleun e Ataturkut (Anitkabir). Presidenti Rexhep Tajip Erdoan(Recep Tayyip Erdoğan) dhe delegacioni që e shoqëron vendosën kurorë me lule mbi varrin e Ataturkut.

Pas ceremoninë në Mauzole festimet vazhduan në Kompleksin Presidencial. Këtu Presidenti Erdoan priti urimet me rastin e 29 tetorit. Me rastin e kësaj dite të veçantë Erdoani hapi në ambientet e Presidencës edhe ekspozitën “Përpjekja kombëtare”.

Entuziazmi i festës në kryeqytet vazhdoi me “Kortezhin e Festës së Republikës”. Marshimi solemn filloi në Kuvendin e Madh Popullor të Turqisë (TBMM) dhe përfundoi në Parlamentin e Parë të vendit, që ndodhet në lagjen historike Ulus të kryeqytetit. Para kortezhit pati një shfaqje me bandë muzikore.

Disa rrugë kryesore të Ankarasë sot u mbyllen për qarkullimin e automjeteve për shkak të festimeve të 29 tetorit.

Vetëm se aktivitetet e Festës së Republikës nuk do të mbeten të kufizuara vetëm me kaq.

Orkestra Simfonike e Presidencës në orën 19:23, me orën e Turqisë, do të japë në Qytetin Antik të Patarës në Antalie “Koncertin e Madh të Republikës”, një aktivitet ky i organizuar nga Drejtoria e Komunikimeve të Presidencës.

Kurse në Mesdhe do të realizohet një shfaqje nënujore me drita, ku do të marrin pjesë 97 zhytës.



Lajme të ngjashme