Mesazhe urimi nga jashtë shtetit me rastin e 97-vjetorit të Republikës së Turqisë

Presidenti i Ukrainës, Vladimir Zelenskiy uroi Turqinë me rastin e 29 Tetorit, Festës së Republikës.

1518139
Mesazhe urimi nga jashtë shtetit me rastin e 97-vjetorit të Republikës së Turqisë

Presidenti i Ukrainës, Vladimir Zelenskiy uroi Turqinë me rastin e 29 Tetorit, Festës së Republikës.

 

Vladimir Zelenskiy, në postimin e tij në “Twitter”, shkroi: "Me rastin e 97-vjetorit të themelimit uroj Republikën e Turqisë, e cila është një partner strategjik i Ukrainës për garantimin e paqes, stabilitetit dhe sigurisë në rajonin e Detit të Zi. Të nderuarit President, Recep Tayyip Erdogan dhe popullit turk unë i uroj suksese dhe prosperitet”.

Edhe Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev përmes llogarive të tij në rrjetet sociale uroi popullin turk me rastin e Festës së Republikës.

Ilham Aliyev në postimin e bërë në “Twitter” dhe “Facebook” shkroi se Azerbajxhani dhe Turqia janë "një komb dhe dy shtete".

"Ne e përgëzojmë popullin vëlla turk" shkroi ai në postimin të cilin e shoqëroi me fotografinë e Azerbajxhanit dhe Turqisë që valëviten krah për krahë.

Gjithashtu lham Aliyev me rastin e 97-vjetorit të themelimit të Republikës së TUrqisë i dërgoi një mesazh urimi edhe Presidentit Recep Tayyipp Erdogan.

Kryetari i grupit të miqësisë Bashkimi Evropian (BE)-Turqi dhe deputeti i Parlamentit Evropian (PE), Ryszard Czarnecki publikoi një urim në turqisht me video për 29 Tetorin, Festën e Republikës.

Deputeti i Polonisë në Parlamentin Evropian, Czarnecki në mesazhin e tij në turqisht tha: “Të dashur miq të BE-Turqisë. Uroj 29 Tetorin, Festën e Republikës në afrimin e 100-vjetorit, që ka bërë popullin turk bashkëkombës të barabartë dhe i ka dhënë gruas turke të drejtën për të zgjedhur (votuar)”.

Grupi i Miqësisë BE-Turqi që u krijua në 1 Qershor nën kryesimine Czarnecki, me anë të "kulturës dhe diplomacisë së butë" synon të përmirësojë marrëdhëniet dypalëshe.

Czarnecki, i cili aktualisht është anëtari polak i PE-së, më parë kishte shërbyer edhe si zëvendëspresidenti i Parlamentit Evropian.

 


Lajme të ngjashme