Turqia dënon sulmin e Armenisë ndaj civilëve në Berde të Azerbajxhanit

Turqia dënoi “sulmin çnjerëzor” të Armenisë ndaj civilëve azerbajxhanas.

1517159
Turqia dënon sulmin e Armenisë ndaj civilëve në Berde të Azerbajxhanit

Turqia dënoi “sulmin çnjerëzor” të Armenisë ndaj civilëve azerbajxhanas.

Ministria e Punëve të Jashtme dënoi sulmin ndaj qytetit Berde të Azerbajxhanit dhe i bëri thirrje Armenisë që t’i japë fund kryerjeve të krimeve të luftës.

“Sulmet e vazhdueshme të Armenisë në vendbanimet civile, jashtë zonës së konfliktit me Azerbajxhanin, pavarësisht armëpushimit të shpallur një ditë më parë (26 tetor), shkel të gjitha vlerat universale humanitare dhe morale. Si pasojë e sulmit të forcave të armatosura armene mbrëmjen e të martës në qytetin e Berde humbën jetën katër civilë, përfshirë një fëmijë dhe u plagosën 13 të tjerë. Ne lutemi për mëshirën e Allahut për ata që humbën jetën, u urojmë një shërim të shpejtë të plagosurve dhe i përcjellim ngushëllimet tona popullit të Azerbajxhanit”, shkruhet në deklaratën e ministrisë turke.

Gjithashtu në deklaratë zë vend edhe shprehja: “Ne dënojmë në mënyrën më të fuqishme të mundshme këtë sulm çnjerëzor të Armenisë dhe ftojmë të gjitha vendet me ndërgjegje dhe përgjegjësi që t'i bëjnë thirrje Armenisë të ndalojë krimet e luftës që vazhdon të bëjë ndaj civilëve azerbajxhanas”.

 


Lajme të ngjashme