Ministri Akar pritet në takim nga Presidenti i Uzbekistanit, Shavkat Mirziyoyev

Ministri Akar gjatë vizitës zyrtare në Tashkent, kryeqytetin e Uzbekistanit, pas takimit me Ministrin e Mbrojtjes së Uzbekistanit, Bahadir Kurbanov dhe Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Sigurimit, Viktor Mahmudov, kaloi në Presidencë.

1517175
Ministri Akar pritet në takim nga Presidenti i Uzbekistanit, Shavkat Mirziyoyev

Ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Hulusi Akar u takua me Presidentin e Uzbekistanit, Shavkat Mirziyoyev.

Ministri Akar gjatë vizitës zyrtare në Tashkent, kryeqytetin e Uzbekistanit, pas takimit me Ministrin e Mbrojtjes së Uzbekistanit, Bahadir Kurbanov dhe Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Sigurimit të Uzbekistanit, Viktor Mahmudov, kaloi në Presidencë.

Këtu ai u prit nga Presidenti, Shavkat Mirziyoyev.

Pas takimit, në prononcimin e bërë për gazetarët uzbekë, Ministri turk i Mbrojtjes Kombëtare Hulusi Akar tha se është i kënaqur që ndodhet në tokat të cilat i cilëson si atdheu i të parëve.

Duke deklaruar se ata zhvilluan një vizitë të rëndësishme dhe kuptimplotë në Uzbekistan, Akar tha: “Ne patëm bisedime shumë pozitive".

 


Lajme të ngjashme