Çavusoglu godet me deklaratën e Jacques Chirac: Na ishte njëherë Franca!

Ministri i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavusoglu, shpërndau në median sociale një deklaratë të bërë në vitin 2006 nga ish-presidenti francez, Jacques Chirac, mbi “lirinë e shtypit dhe respektimin e besimeve fetare”, me shënimin “Na ishte njëherë Franca”.

1517729
Çavusoglu godet me deklaratën e Jacques Chirac: Na ishte njëherë Franca!

Përmes llogarisë së tij në “Twitter”, Çavusoglu shpërndau në turqisht, frëngjisht dhe anglisht deklaratën e lëshuar nga ish-presidenti francez më 8 shkurt 2006 mbi lirinë e shtypit dhe respektimin e besimeve fetare, në kuadër të incidentit në lidhje me karikaturat e Profetit Muhamed.

“Lidhur me karikaturat dhe reagimet që ato krijuan në botën myslimane; unë ju kujtoj që ndërsa liria e shprehjes është një nga bazat e Republikës, ajo gjithashtu mbështetet në vlerat e tolerancës dhe respektit të të gjitha besimeve. Çdo gjë që mund të dëmtojë besimet e të tjerëve dhe veçanërisht besimet e tyre fetare, duhet të shmanget. Liria e shprehjes duhet të ushtrohet në frymën e përgjegjësisë. Unë dënoj të gjitha llojet e provokimeve të dukshme që mund të ushqejnë pasionet në mënyrë të rrezikshme”, deklaronte Chirac vite më parë.



Lajme të ngjashme