Turqia i kthen përgjigje Greqisë për anijen “Oruç Reis”

Deklarata e Zëdhënësit të Ministrisë së Punëve të Jashtme, z. Hami Aksoy në përgjigje të një pyetjeje në lidhje me deklaratën e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Greqisë mbi Aktivitetet e Sondazhit Sizmik të Turqisë në Mesdheun Lindor.

1515755
Turqia i kthen përgjigje Greqisë për anijen “Oruç Reis”

Deklarata e Zëdhënësit të Ministrisë së Punëve të Jashtme, z. Hami Aksoy në përgjigje të një pyetjeje në lidhje me deklaratën e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Greqisë mbi Aktivitetet e Sondazhit Sizmik të Turqisë në Mesdheun Lindor.

Sot (25 tetor), Ministria e Punëve të Jashtme e Greqisë publikoi një ‘deklaratë të pabazë’, duke pretenduar se aktivitetet e sondazhit sizmik të Turqisë brenda shelfit të saj kontinental në Mesdheun Lindor po kryhen brenda shelfit kontinental grek dhe duke i etiketuar këto aktivitete si "të paligjshme".

Zona, ku «Oruç Reis» kryen aktivitete të sondazhit sizmik, është e vendosur në tërësinë e saj brenda shelfit kontinental turk, i cili është përcaktuar në bazë të ligjit ndërkombëtar dhe depozituar në përputhje me rrethanat në Kombet e Bashkuara (OKB).Çështja në fjalë iu përcoll gjithashtu në mënyrë të qartë Ambasadorit të Greqisë në Ankara, edhe një herë më 23 tetor 2020.

Zona aktuale e aktivitetit, ku «Oruç Reis» do të kryejë kërkime sizmike midis datave 25 tetor - 4 nëntor 2020, ndodhet 440 kilometra larg Greqisë kontinentale dhe vetëm 130 kilometra larg Turqisë.

Turqia, ashtu siç ka qenë gjithmonë, është e gatshme për dialog dhe bashkëpunim drejt një zgjidhjeje të bazuar në barazi, ku të sigurohen të drejtat legjitime të Turqisë dhe Qipriotëve turq në Mesdheun Lindor.

Ne gjithashtu presim që Greqia të heqë dorë nga krijimi i shkaqeve artificiale dhe parashtrimi i parakushteve për të shmangur përfshirjen në dialog me Turqinë,- përfundon deklarata e zëdhënësit të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Turqisë, z. Hami Aksoy në përgjigje të një pyetjeje në lidhje me deklaratën e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Greqisë mbi Aktivitetet e Sondazhit Sizmik të Turqisë në Mesdheun Lindor.

***

Turqia do t’i vazhdojë kërkimet e saj në Mesdheun lindor deri më 4 nëntor. Autoritetet turke njoftuan të dielën se aktivitetet e kërkimit që kryhen nga anija sizmike «Oruç Reis», e shoqëruar kjo nga anijet e tjera «Ataman» dhe «Cengizhan», do të vazhdonin deri në datën e njoftuar. Misioni ishte planifikuar fillimisht për 27 tetor, por me vendimin e ri, anija do të qëndrojë në atë rajon për disa ditë më shumë.

Turqia është vendi me vijën më të gjatë bregdetare në Mesdhe dhe është e vendosur të mbrojë të drejtat e saj dhe shelfin kontinental në Mesdheun lindor.

«Oruç Reis» ka kapacitetin për të kryer kërkime sizmike (regjistrime) tredimensionale deri në një thellësi prej tetë kilometrash, dhe dydimensionale deri në 15 kilometra. Ajo është një nga anijet e pakta të tilla në botë që kryen studime gjeologjike dhe sizmike dydimensionale dhe tredimensionale.

Turqia vazhdoi eksplorimin e rezervave të energjisë në Mesdheun lindor në gusht të këtij viti pasi Greqia dhe Egjipti nënshkruan një marrëveshje të diskutueshme për caktimin e kufijve detarë. Kjo marrëveshja erdhi vetëm disa ditë pasi Ankaraja njoftoi se do të shtynte aktivitetet e kërkimit të naftës dhe gazit si një gjest i vullnetit të mirë.

Sidoqoftë, pasi e shpalli të pavlefshme marrëveshjen greko-egjiptiane, Ankaraja autorizoi anijen kërkimore «Oruç Reis» për të vazhduar aktivitetet sizmike në zonën që ndodhet brenda brezit kontinental të Turqisë.

Turqia kundërshton përpjekjet e Greqisë për të shpallur zonën e saj ekskluzive ekonomike bazuar në ishuj të vegjël afër brigjeve të Turqisë, në shkelje të interesave të Turqisë, vendit me vijën më të gjatë bregdetare në Mesdhe. Turqia gjithashtu thotë se burimet e energjisë përreth Qipros duhet të ndahen në mënyrë të drejtë midis Republikës Turke të Qipros së Veriut dhe Administratës Grekoqipriote.

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) tha më parë se dialogu dhe negociatat janë zgjidhja e vetme e mosmarrëveshjes dhe i bëri thirrje Athinës të respektojë të drejtat e Republikës së Turqisë.

 


Lajme të ngjashme