Turqia denoncoi qasjen "e njëanshme dhe egocentrike" të Francës pas deklaratës së Le Drian

Përmes një komunikate të shkruar Ministria e Punëve të Jashtme shprehu keqardhje të dielën për qasjen "e njëanshme dhe egocentrike" të Francës, pas deklaratës së ministrit francez të Punëve të Jashtme, Jean-Yves Le Drian.

1515853
Turqia denoncoi qasjen "e njëanshme dhe egocentrike" të Francës pas deklaratës së Le Drian

Përmes një komunikate të shkruar Ministria e Punëve të Jashtme shprehu keqardhje të dielën për qasjen "e njëanshme dhe egocentrike" të Francës, pas deklaratës së ministrit francez të Punëve të Jashtme, Jean-Yves Le Drian, duke shpjeguar vendimin për të tërhequr për konsultime në Paris Ambasadorin në Turqi, Hervé Magro.

"Ndërsa Franca njoftoi [të shtunën] vendimin e ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Le Drian, për të thirrur në Paris për konsultime Ambasadorin e saj në Ankara, kuptohet që Franca po përpiqej të shpjegonte një proces tensioni i filluar dhe intensifikuar nga vet Franca", thuhet në një deklaratë të shkruar të lëshuar të dielën nga Ministria e Punëve të Jashtme të Turqisë, ku denoncohet qëndrimi i adoptuar nga Franca gjatë muajve të fundit kundër Turqisë.

"Pikat e shprehura në deklaratë tregojnë për fat të keq që qasja e njëanshme dhe egocentrike e Francës ndaj ngjarjeve dhe marrëdhënieve tona dypalëshe vazhdon," vuri në dukje zëdhënësi i Diplomacisë Turke, Hami Aksoy, duke rikujtuar se presidenti francez Emmanuel Macron dhe media franceze për një kohë të gjatë vazhdojnë të ruajnë pozicionin e heshtur ndaj marrjes në shënjestër të Presidentit Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) dhe Turqisë. 

"Nuk ka gjithashtu asnjë reagim ndaj projeksionit të karikaturave që ofendojnë myslimanët në fasadat e ndërtesave shtetërore, nën petkun e "lirisë së shprehjes". Ashtu si përherë Perëndimi e injoron “lirinë e shprehjes” me standardin e saj të dyfishtë sa herë që thuhet e vërteta, thuhet në vijim të deklaratës.

Duke rikujtuar se Turqia është një vend që lufton për shumë vite kundër të gjitha llojeve të terrorizmit dhe dhunës, deklarata nënvizon dhimbjen dhe solidaritetin e Turqisë në lidhje me vrasjen e [mësuesit francez] Samuel Paty, si të gjitha viktimat e këtyre ngjarjeve.

"Keqardhja jonë u shpreh nga Ambasadori ynë në Paris, përfaqësuesi më i lartë i shtetit tonë në Francë. Ndjeshmëria e Turqisë në kontekstin e terrorizmit nuk diskriminon gjuhën, fenë, etninë ose mendimin", tha Hami Aksoy.

"E megjithatë është gjithashtu domethënëse që Franca është tani në një gjendje kaq të ndjeshme, kur ajo nuk ndjen nevojën për të bërë një deklaratë për mësuesit tanë që kanë rërë dëshmorë në sulmet e kryera për vite me radhë nga organizata terroriste separatiste PKK”, thuhet më tej në njoftimin për shtyp të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Turqisë pas deklaratës së Ministrisë së Jashtme Franceze.

Projektligji për "separatizmin" në Francë, më pas botimi i karikaturave që fyen profetin Muhamed, pasuar nga deklarata e Presidentit Emmanuel Macron duke theksuar se këto karikatura nuk do të pushojnë së botuari, kishin shkaktuar reagime të forta.

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan reagoi dukshëm ndaj qëndrimit të Presidentit Macron me deklaratën e mëposhtme, bërë të shtunën në Kayseri, në Turqinë qendrore:

"Macroni ka nevojë për kujdes mendor. Çfarë mund të themi për një kryetar shteti që ka frikë nga liria e besimit, nga liria e adhurimit dhe që sillet në një mënyrë të tillë ndaj miliona njerëzve me besime të ndryshme që jetojnë në vendin e tij?”

Pallati Elize kishte reaguar ndaj deklaratës së presidentit turk, të cilin e kishte konsideruar "të papranueshme" duke tërhequr në Paris për konsultime, Ambasadorin francez në Ankara, Hervé Magro.

Shumë vende në botën myslimane vazhdojnë të shprehin reagimet e tyre ndaj deklaratave dhe vendimeve të presidentit francez, duke përfshirë Marokun, Palestinën, Kuvajtin, Pakistanin, Libanin dhe Libinë.

 


Lajme të ngjashme