Turqia shpalli NAVTEX të ri, zgjati misionin e anijes “Oruç Reis” deri më 4 nëntor

Misioni i anijes “Oruç Reis” u zgjat deri më 4 tetor. Më parë, Turqia kishte njoftuar se misioni i anijes do të vazhdonte deri më 27 tetor.

1515504
Turqia shpalli NAVTEX të ri, zgjati misionin e anijes “Oruç Reis” deri më 4 nëntor

Republika e Turqisë shpalli një NAVTEX (alarm lundrimi – NAVigational TEleX) të ri në Mesdheun Lindor, ku anija sizmike “Oruç Reis” do të bëjë kërkime deri më datë 4 nëntor.

Me këtë njoftim të ri, misioni i anijes “Oruç Reis” u zgjat deri më 4 tetor. Më parë, Turqia kishte njoftuar se misioni i anijes do të vazhdonte deri më 27 tetor.

Sipas NAVTEX-it të ri, “Oruç Reis” do të kryejë aktivitete sizmike në zonën e shpallur më parë afër brigjeve të Qipros në Mesdheun Lindor, e shoqëruar nga anijet e tjera turke “Ataman” dhe “Cengiz Han”.

Anija e kërkimeve sizmike “Oruç Reis” ka kapacitet të bëjë çdo lloj kërkimi gjeologjik, gjeofizik, hidrografik, oqeanografik dhe sidomos kërkime në platformën kontinentale dhe për hidrokarbure.

“Oruç Reis” është ndër anijet e rralla në botë të kompletuara me të gjitha pajisjet dhe aparaturat e nevojshme, e aftë të bëjë kërkime gjeofizike, graviteti dhe magnetike dy e tredimensionale. Anija mund të realizojë operacione sizmike tredimensionale deri në 8.000 metra thellësi dhe operacione dydimensionale deri në 15.000 metra thellësi.

NAVTEX-i është një sistem i komunikimit detar që u mundëson anijeve të informojnë mjetet e tjera detare për praninë e tyre në një zonë të caktuar dhe për informacione të tjera.



Lajme të ngjashme