Turqia reagon ndaj Egjiptit: Mos vepro si flamurtar i puçistëve dhe organizatave terroriste

Turqia i bëri thirrje Egjiptit që të dëgjojë pritjet e popujve dhe t'i shërbejë stabilitetit, në vend që të veprojë si flamurtar i strukturave paralele puçiste dhe organizatave terroriste.

1515420
Turqia reagon ndaj Egjiptit: Mos vepro si flamurtar i puçistëve dhe organizatave terroriste

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Hami Aksoy, publikoi të shtunën një komunikatë reaguese ndaj deklaratës së bërë nga zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Egjiptit mbi pjesëmarrjen e Ministrit të Jashtëm të egjiptian, Sameh Shoukry, në Takimin e “Grupit të Vogël” për Sirinë më 22 tetor, ku ai sulmoi verbalisht Turqinë.

“Ne hedhim poshtë akuzat e Ministrit të Jashtëm të Egjiptit kundër Turqisë në Takimin e «Grupit të Vogël» për Sirinë.

Këto akuza të përbëra nga mashtrime nuk mund të merren seriozisht ndërsa vendi ynë ka pasur dëshmorë në luftën kundër terrorizmit në Siri, ka përqafuar gati 4 milionë refugjatë sirianë, vazhdon mbrojë njerëzit nga një regjim mizor dhe terroristët në veri të Sirisë, si dhe të kontribuojë konkretisht në procesin politik si në Gjenevë ashtu edhe në platformën e Astanës.

Roli që Turqia ka marrë në Siri, është dhe do të vazhdojë të jetë një garanci jo vetëm për sigurinë e saj kombëtare, por edhe për unitetin politik e integritetin territorial të Sirisë.

Përgjegjësia e Egjiptit, si një anëtar i «Grupit të Vogël» për Sirinë, është t'u vërë vesh pritjeve të popujve dhe t'u shërbejë paqes së qëndrueshme, sigurisë dhe stabilitetit në rajon, në vend që të veprojë si flamurtar i regjimeve shtypëse, strukturave paralele puçiste dhe organizatave terroriste”, thuhet në komunikatën e zëdhënësit të MPJ turke, Hami Aksoy.



Lajme të ngjashme