Hulusi Akar: Armenia patjetër do të japë llogari për krimet e saj

Ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Hulusi Akar, deklaroi se Armenia, e cila ka kryer krime lufte dhe njerëzimi, do të japë llogari për krimet e kryera edhe përpara historisë, edhe përpara të drejtës ndërkombëtare, sikurse po jep para ushtrisë azerbajxhanase.

1515588
Hulusi Akar: Armenia patjetër do të japë llogari për krimet e saj

Korveta e tretë “MILGEM” (anija kombëtare) që iu eksportua Pakistanit nga Turqia, u lëshua në det me një ceremoni ku të pranishëm ishin ministri Akar dhe homologia e tij pakistaneze, Zubaida Jalal Khan.

Duke folur në ceremoninë e mbajtur në Kantierin Detar të Karaçit, qyteti më i madh i Pakistanit, shefi i Mbrojtje Kombëtare të Turqisë foli për sulmet e Armenisë kundër Azerbajxhanit.

“Armenia, e cila ka kryer krime lufte dhe njerëzimi, do të japë llogari për krimet e kryera edhe përpara historisë, edhe përpara të drejtës ndërkombëtare, sikurse po jep llogari përpara ushtrisë azerbajxhanase. Kurse mekanizmat ndërkombëtare duhet të kuptojnë që vetëm përmes tërheqjes së Armenisë nga territoret e pushtuara të Azerbajxhanit mund të garantohet ndalimi i masakrave armene mbi më shumë civilë të pafajshëm dhe vendosja tashmë e paqes, rendit dhe stabilitetit të qëndrueshëm. Falënderojmë edhe një tjetër herë që këtu popullin e Pakistanit, i cili ndan këto ndjenja dhe mbështet Azerbajxhanin në kauzën e tij të drejtë”, u shpreh ai.

Akar theksoi më tej se marrëdhëniet ndërmjet Turqisë dhe Pakistanit, dy shtete që kanë një bashkëpunim të ngushtë në çdo fushë, janë në një nivel të përkryer dhe shembullor.

“Mbështetja që populli pakistanez na ka dhënë gjatë Luftës Kombëtare, ka fituar një vend të pashlyeshëm në zemrat dhe mendjet tona. Ne s'do t'i harrojmë kurrë sakrificat e vëllezërve tanë pakistanezë, të cilët nuk e kanë lënë vetëm kombit turk asnjëherë duke u bërë përherë njësh në hidhërim dhe gëzim. Edhe sot është shumë kuptimplote dhe e çmuar të shohim që ju jeni pranë turqve të Azerbajxhanit. Turqia nga ana e saj ka qenë dhe do të vazhdojë të jetë gjithmonë në krahë të vëllezërve pakistanezë lidhur me kauzën e tyre të drejtë të Kashmirit”, potencoi ministri turk i Mbrojtjes Kombëtare.

Kurse ministrja pakistaneze e Produkteve të Mbrojtjes, Jalal Khan, tha se korvetat “MILGEM” do të mbahen mend si një simbol i miqësisë Pakistan-Turqi.

Në fund të fjalimeve përkatëse, anija u lëshua në det pasi homologët Akar dhe Khan shtypën butonin.

Pas ceremonisë, ministri Akar vizitoi mauzoleun e themeluesit të Pakistanit, Muhammed Ali Jinnah.



Lajme të ngjashme