Ankara – Përfundon me sukses stërvitja ushtarake “ANCA-20”

Ministria e Mbrojtjes Kombëtare bëri me dije se Stërvitja “ANCA-20” (Rrëqebulli i Anadollit 2020) ka përfunduar me sukses.

1515386
Ankara – Përfundon me sukses stërvitja ushtarake “ANCA-20”
tatbikat.jpg
tatbikat.jpg

“Stërvitja «ANCA-20», ku u krye Inspektimi dhe Certifikimi i Përgatitjes Luftarake të NATO-s për njësitë e Komandës së Brigadës 66. të Mekanizuar të Këmbësorisë, e cila është ngarkuar me misionin e Task Forcës së Përbashkët të Gatishmërisë Shumë të Lartë (VJTF) 2021, është përmbyllur me sukses”, deklaroi Ministria përmes një postimi në rrjetin social “Twitter”.

Mesazhi në fjalë përfshinte gjithashtu imazhe të stërvitjes, e cila u tha se ishte realizuar në 14 kazerma, me pjesëmarrjen e 2.306 trupave dhe 628 mjeteve, nën mbikëqyrjen e vëzhguesve të NATO-s.



Lajme të ngjashme