Erdogan: Turqia nuk do të lejojë një moçal terrori fill pas kufijve të saj

Presidenti Recep Tyyip Erdogan tha se Turqia nuk do të lejojë një moçal terrori fill pas kufijve të saj.

1515216
Erdogan: Turqia nuk do të lejojë një moçal terrori fill pas kufijve të saj
Erdoğan.23.10.jpg

Presidenti Recep Tyyip Erdogan tha se Turqia nuk do të lejojë një moçal terrori fill pas kufijve të saj.

Ai bëri të ditur se kohët e fundit në kufirin e Sirisë në anën e Irakut janë përshpejtuar aktivitetet për krijimin e një organizate të re terroriste dhe zhvillohen përpjekje për krijimin e një shteti terrorist atje.

“Nuk do të lejojmë kurrë një moçal, një shtet terrori fill pas kufijve të Turqisë. Do ta bëjmë atë që është e nevojshme dhe do t’i thajmë kënetat e terrorit. Kjo çështje nuk ka asnjë lidhje me aleatët, miqtë tanë. Sepse nëse përballë kemi aleatët tanë presim që ata ta vlerësojnë çështjen nga aspekti i tyre dhe si rezultat të sillen me respekt. Po kështu, në vend që t’u dorëzohen përkëdheljeve të Greqisë dhe greko-qipriotëve në Mesdheun Lindor, të zënë vend pranë drejtësisë. Madje të shikosh edhe me bisht të syrin hartën e Mesdheut do të duket qartë e drejta e Turqisë", tha Erdogan.



Lajme të ngjashme