Akar: Sistemet S-400 nuk nënkuptojnë largimin e Turqisë nga NATO

Ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Hulusi Akarn, në lidhje me sistemin e mbrojtjes ajrore dhe raketore S-400 tha se kontrollet dhe përgatitjet po vazhdojnë siç është planifikuar.

1515170

"Sigurimi, kontrolli dhe testimi i këtij sistemi për Turqinë nuk do të thotë largim nga NATO", tha Ministri Akar.

Presidenti Recep Tyyip Erdogan në një prononcim të bërë të premten për gazetarët në Stamboll kishte reaguar ndaj deklaratës së Shteteve të Bashkuara në lidhje me testimin e sistemeve të mbrojtës S-400 nga Turqia, duke thënë: “Ne nuk do pyesim Amerikën”.

“Testet janë bërë, po bëhen, dhe kjo qasje (negative) e Shteteve të Bashkuara të Amerikës nuk na intereson në asnjë mënyrë. Sepse ne nëse nuk bëjmë testet e mundësive që kemi në dorë, çfarë do të bëjmë? Sigurisht që ne nuk do të ngrihemi dhe t’i kërkojmë Amerikës që ta bëjë këtë”, ishte shprehur Presidenti Erdogan.

Lajme të ngjashme