Turqia dhe Rusia diskutojnë çështjet e Libisë dhe Sirisë

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme Sedat Unal dhe Përfaqësuesi Special i Presidentit Rus Vladimir Putin për Lindjen e Mesme dhe Afrikën dhe njëherësh zëvendësministri i Punëve të Jashtme Mihail Bogdanov diskutuan çështjen e Libisë dhe Sirisë.

1514645

Sipas një deklarate me shkrim nga Ministria e Jashtme Ruse, Bogdanov dhe Unal u takuan në kryeqytetin Moskë.

Gjatë takimit ku u diskutua çështja e Libisë, u tha se u shënua progres në negociatat politike, ushtarake dhe ekonomike midis libianëve.

Në mes tjerash u vu theksi në rëndësinë e dialogut midis libianëve duke u mbështetur në Konferencën e Berlinit dhe rezolutën 2510 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KS i OKB).

Në takim gjithashtu u diskutua për çështjen e Sirisë dhe u theksua rëndësia në përpjekjet e Rusisë dhe Turqisë në kuadër të Procesit të Astanës në përputhje me rezolutën e KS të OKB-së 2254.

Lajme të ngjashme