Turqia dënon bastisjen ndaj xhamisë “Mevlana” në Gjermani

Turqia dënoi me forcë bastisjen nga policia të xhamisë “Mevlana” në kryeqytetin e Gjermanisë, Berlin.

1514394
Turqia dënon bastisjen ndaj xhamisë “Mevlana” në Gjermani
Berlin Cami.2.jpg

Turqia dënoi me forcë bastisjen nga policia të xhamisë “Mevlana” në kryeqytetin e Gjermanisë, Berlin.

Në deklaratën e Ministrisë së Punëve të Jashtme rikujtohet se një numër i madh policish bastisën xhaminë në kuadër të një hetimi financiar gjatë faljes së namazit të mëngjesit.

Ministria theksoi se xhamia është një nga vendet më të vjetra të adhurimit në qytet dhe shtoi: “Ne dënojmë me forcë bastisjen e policisë në xhaminë “Mevlana”, një nga xhamitë më të vjetra dhe më qendrore në Berlin. Në këtë akt të shëmtuar nuk u mor parasysh ndjeshmëria që duhet treguar ndaj shenjtërisë së vendeve të adhurimit.

“Fakti që policët ecën brenda xhamisë me çizmet me pretekstin e një bastisjeje dhe përdhosi këtë vend adhurimi është i pafalshëm. Një akt i tillë i shëmtuar në kryeqytetin e një vendi që përpiqet tu japë leksione të tjerët mbi lirinë e shprehjes dhe besimit është gjithashtu një akt që të bën të mendosh”, shkruhet në deklaratë.

Kjo bastisje është një veprim kundër të gjithë komunitetit mysliman dhe është i pashpjegueshëm, shkruhet në deklaratën që vijon me fjalët: “Ky (bastisja) është shembull tjetër i trajtimit me paragjykim, diskriminues dhe joproporcional të komunitetit mysliman, numri i të cilit po afrohet pesë milionë në Gjermani. Autoritetet gjermane duhet të kuptojnë faktin se myslimanët janë një pjesë e pandashme e Gjermanisë dhe t'i japin fund përjashtimit dhe margjinalizimit të tyre (myslimanëve).

 


Lajme të ngjashme