Putin flet me lëvdata për Presidentin Erdogan

Kryetari i Shtetit të Rusisë, Vladimir Putin tha se projektet me Turqinë janë realizuar falë vendosmërisë së Presidentit Recep Tyyip Erdogan dhe shtoi: “Erdogan ndjek një politikë të jashtme të pavarur, pavarësisht presioneve”.

1514489
Putin flet me lëvdata për Presidentin Erdogan

Kryetari i Shtetit të Rusisë, Vladimir Putin tha se projektet me Turqinë janë realizuar falë vendosmërisë së Presidentit Recep Tyyip Erdogan dhe shtoi: “Erdogan ndjek një politikë të jashtme të pavarur, pavarësisht presioneve”.

Vladimir Putin iu përgjigj pyetjeve në një takim të Klubit Ndërkombëtar të Diskutimit Valday, në të cilin mori pjesë përmes videokonferencës.

Pyetjes nëse Rusia mund të marrë apo jo një pozicion ndërmjetësimi për tensionin midis Turqisë dhe Francës në lidhje me Mesdheun Lindor, Putin iu përgjigj duke thënë se vendi i tij ka marrëdhënie të mira si me Francën, ashtu edhe me Turqinë.

“Edhe pse jo të drejta të plota, ne kemi marrëdhënie të mira dhe të qëndrueshme me Francën. Vëllimi i bashkëpunimit me Turqinë po rritet. Turqia është fqinji ynë. Marrëdhëniet tona janë të rëndësishme si për Rusinë, ashtu edhe për Turqinë. Në këtë rast, unë nuk mendoj se ka nevojë për ndërmjetësim midis dy vendeve. Të dyja vendet edhe Turqia, edhe Franca mund t’i zgjidhin vetë marrëdhëniet mes tyre. Edhe pse pozicioni i Erdoganit duket i ashpër, unë e di që ai është fleksibël. Mund të flitet me të në gjuhën e përbashkët. Kështu që shpresoj se edhe kjo situatë do të përmirësohet".

Ai u shpreh edhe për marrëdhëniet midis Turqisë dhe Rusisë dhe theksoi se vëllimi tregtar dypalësh është më shumë se 20 miliardë dollarë.

"Presidenti Recep Tyyip Erdogan pavarësisht presioneve, po ndjek një politikë të jashtme të pavarur. Në një kohë shumë të shkurtër ne kemi kryer projektin e “Rrjedhës Turke” me të. Por ne këtë me Evropën nuk mund ta bëjmë shpejt", tha Putin.  

Duke kujtuar se ata kanë probleme me Evropën për realizimin e projektit të tubacionit të gazit natyror “Rrjedha Veriore 2”, Vladimir Putin tha: “Por me Turqinë, pavarësisht reagimeve (presioneve), duke kuptuar vlerat tona kombëtare ne e kemi realizuar shumë më shpejt atë (projektin Turke). Erdogani tha: " Ne do ta bëjmë atë ", dhe ne bëmë projektin. Turqia edhe në bashkëpunimin teknik ushtarak, vendosi të marrë sistemin S-400 dhe bëri atë që tha. Të punosh me një partner të tillë është mirë dhe e sigurt ", u shpreh Kryetari i Shtetit të Rusisë, Vladimir Putin.

 


Lajme të ngjashme