Presidenti Erdogan zhvilloi një bisedë telefonike me homologun iranian, Rouhani

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, zhvilloi një bisedë telefonike me homologun iranian, Hassan Rouhani.

1514523
Presidenti Erdogan zhvilloi një bisedë telefonike me homologun iranian, Rouhani

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, zhvilloi një bisedë telefonike me homologun iranian, Hassan Rouhani, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas një deklarate nga Drejtoria e Komunikimeve e Presidencës së Turqisë, gjatë bisedës janë diskutuar çështjet për zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe bashkëpunimit në luftën kundër terrorizmit, si dhe çështjet rajonale, përfshirë konfliktin Azerbajxhan-Armeni dhe situatën në Siri.

Gjatë bisedës, Erdoğan ka deklaruan se e shohin bashkëpunimin e ngushtë dhe solidaritetin me Iranin si një kërkesë të miqësisë fqinjësore, përtej interesave të përbashkëta.

Duke theksuar se sulmet e Armenisë, e cila filloi krizën me pushtimin e saj dhe sulmet në territoret e Azerbajxhanit, kundër popullsisë civile janë krime të luftës, Erdoğan deklaroi se është e rëndësishme të qëndrohet në një pikë që dallon të drejtën dhe të padrejtën, të pushtuarin dhe pushtuesin.

Presidenti Erdoğan po ashtu ka thënë se është e nevojshme të veprohet bashkërisht kundër organizatës terroriste PKK/YPG, e cila kërcënon unitetin dhe integritetin e Sirisë, dhe të ruhet armëpushimi në Idlib, në mënyrë që përpjekjet e përbashkëta për sigurimin e stabilitetit të prodhojnë rezultate pozitive.



Lajme të ngjashme