Erdogan: Përfundon testimi i sistemeve të mbrojtës ajrore S-400

Erdogan iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve në Stamboll dhe në lidhje me testimin e sistemeve të mbrojtës ajrore S-400 që janë blerë nga Rusia.

1514798
Erdogan: Përfundon testimi i sistemeve të mbrojtës ajrore S-400
Cumhurbaşkanı Erdoğan TBMM Grup Toplantısı.jpg

Presidenti Recep Tyyip Erdogan deklaroi se ka përfunduar testimi i sistemeve të mbrojtës ajrore S-400

Erdogan iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve në Stamboll dhe në lidhje me testimin e sistemeve të mbrojtës ajrore S-400 që janë blerë nga Rusia, tha: “Testet janë bërë, po bëhen, dhe kjo qasje (negative) e Shteteve të Bashkuara të Amerikës nuk na intereson në asnjë mënyrë. Nëse ne nuk bëjmë testet e mundësive që kemi në dorë, çfarë do të bëjmë? Ne nuk do të ngrihemi dhe t’i kërkojmë Amerikës që ta bëjë këtë. Ne testojm jo vetëm S-400, por edhe shumë armë të tjera. Ne do të vazhdojmë ta bëjmë këtë edhe në vijim. Greqia ka S-300 në duart e saj. Lëreni provën, Greqia i përdor ato. A e pyet Amerika Greqinë për një gjë të tillë? Ne jemi të vendosur dhe do të vazhdojmë rrugën tonë në të njëjtën mënyrë ”.

Kurse në lidhje me thirrjet për një armëpushim midis Azerbajxhanit dhe Armenisë, Presidenti turk deklaroi se Armenia nuk i mbajti premtimet e mëparshme.

Ai bëri të ditur se në negociatat e mundshme që do të zhvillohen midis dy vendeve edhe Turqia ka të drejtë të marrë pjesë.

“Nuk është e mundur të shpërfillet deklarata e Presidentit të Azerbajxhanit, Ilham Aliyev. Aq sa mendon Rusia që të marrë pjesë në një zgjidhje për paqen në këtë çështje, unë besoj se kjo e drejtë është edhe e Turqisë për të marrë pjesë të paktën po aq sa Rusia. Në fakt, nga Rusia nuk ka ardhur ende qëndrim negativ për këtë çështje. Nga Rusia nuk ka asnjë vërejtje negative për Turqinë. Deri më tani, ne kemi punuar së bashku në çështje të tjera për Azerbajxhanin dhe Armeninë dhe kemi punime reciproke të përbashkëta, përkatësisht Siria. Shpresoj që edhe këtej e tutje të hedhim hapa të suksesshëm për zgjidhje", tha Presidenti Recep Tyyip Erdogan.  

 


Lajme të ngjashme