Kalin: Thirrja e Pasinyan zbulon qëllimin e vërtetë të Armenisë

Zëdhënësi i Presidencës, Ibrahim Kalin bëri të ditur se deklarata e Kryeministrit armen Nikol Pasinyan se "Nuk ka zgjidhje diplomatike në Karabak", zbulon qëllimin e vërtetë të Armenisë.

1513757

Në një postim të bërë në llogarinë e tij në Twitter, zëdhënësi Kalin tha: “Deklarata e Pashinjanit se 'nuk ka zgjidhje diplomatike në Karabak' zbulon qëllimin e Armenisë. Tani është e qartë se kush dëshiron luftë. Kjo konfirmon drejtësinë e Turqisë dhe Azerbajxhanit. Vendosja e paqes dhe stabilitetit në rajonin e Kaukazit Jugor është e mundur vetëm me çlirimin e Karabakut Malor nga pushtimi armen”.

Zëvendëspresidenti i Azerbajxhanit, Hikmet Hajiyev "thirrjen e qytetarëve në front" të Kryeministrit armen Pasinyan dhe deklaratën e tij se "Nuk ka zgjidhje diplomatike të problemit" e përshkroi si "mosrespektim" të nismave diplomatike të bashkësisë ndërkombëtare.

Lajme të ngjashme