Sentop: Ngërçi në Kaukaz vazhdon për sa kohë vazhdon pushtimi armen në Azerbajxhan

Turqia bëri të ditur se ngërçi në Kaukaz, do të vazhdojë për aq kohë sa vazhdon pushtimi Karabakut Malor dhe rrethinave të tij nga Armenia.

1512548
Sentop: Ngërçi në Kaukaz vazhdon për sa kohë vazhdon pushtimi armen në Azerbajxhan

Turqia bëri të ditur se ngërçi në Kaukaz, do të vazhdojë për aq kohë sa vazhdon pushtimi Karabakut Malor dhe rrethinave të tij nga Armenia.

Kryetari i Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë, Mustafa Sentop mbajti një fjalim në Kuvendin Kombëtar të Azerbajxhanit.

Ai bëri të ditur se ka “vdekur truri” i grupit Minsk të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), që nuk ka mundur të gjejë zgjidhje prej 30 vitesh.

Sentop theksoi se 1/5 e tokave të lashta të Azerbajxhanit janë nën pushtim prej 30 vitesh dhe shtoi: "Turqia, ashtu si deri më tani, do të vazhdojë të jetë pranë vëllait të dashur, Azerbajxhanit."

Ai bëri të ditur se Armenia e ka kthyer në politikë shtetërore vrasjen e civilëve dhe personave të pafajshëm.

“Ky shtet hajdut vazhdon sulmet e tij. Ushtarët e Armenisë, të cilët nuk ia dalin dot kundër ushtarëve të Azerbajxhanit dhe arratisen kuturu, vazhdojnë të masakrojë civilët. Padyshim që ky është një krim lufte. Atëherë duhet të pyesni botën, nëse këtë nuk e mallkoni, çfarë do të mallkoni?", tha Kryeparlamentari turk.  

Ai paralajmëroi se nëse vazhdohet të mbështetet Armenia, ky vend do të kthehet në një kërcënim për të gjitha vendet e Kaukazit.  

Sentop bëri thirrje duke thënë “Këtë lojë të rrezikshme duhet ta ndalojnë ata që mbështesin Armeninë”.

“Ushtria armene duhet të largohet menjëherë dhe pa kushte nga territoret e okupuara. Ata që mbajnë në duar litarin e Armenisë duhet ta përfundojnë këtë lojë tani. Azerbajxhani nuk ka 30 vjet të tjera për të pritur" tha Kryetari i Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë, Mustafa Sentop.

 


Lajme të ngjashme