Erdogan: Ata që kanë frikë nga lartësimi i Islamit, sulmojnë fenë tonë

Erdogan mbajti një fjalim në një mbledhje të zhvilluar nëpërmjet internetit nga ana e Entit të Çështjeve Fetare.

1512677
Erdogan: Ata që kanë frikë nga lartësimi i Islamit, sulmojnë fenë tonë

Presidenti Recep Tayyip Erdogan tha: “Ata që shqetësohen nga lartësimi i islamit, duke parashtruar kriza që i shkaktojnë vetë, sulmojnë fenë tonë”. 

Erdogan mbajti një fjalim në një mbledhje të zhvilluar nëpërmjet internetit nga ana e Entit të Çështjeve Fetare, ku tha: “Në këtë periudhë me dhimbje dhe plot sprova, ne myslimanët kemi nevojë që të dëgjojmë më shumë njëri-tjetrin dhe të shkëmbejmë më shumë mendime mes nesh”. Për shekuj me radhë, nga qytezat e lashta islame që hedhin dritë mbi njerëzimin dhe përmenden me njohurinë, mençurinë dhe paqen, për fat të keq sot dëgjohen vajtime”, tha Erdogan.

Kreu i qeverisë turke e vazhdoi fjalimin duke thënë: “Në mbarë botën mesatarisht çdo ditë një vëlla mysliman bëhet fli e terrorit ose dhunës. Racizmi, sektarizmi dhe gracka e terrorit janë bërë probleme që shkatërrojnë botën islame nga brenda. Kjo tablo e dhimbshme në të cilën ndodhen myslimanët i jep kurajë imperialistëve dhe armiqve të islamit”.

“Ata që shqetësohen nga lartësimi i islamit, duke parashtruar kriza që i shkaktojnë vetë, sulmojnë fenë tonë”, tha Erdogan dhe shtoi “Deklarata kundër islamit dhe myslimanëve janë aparati më i përdorur që përdorin politikanët Perëndimorë për të mbuluar dështimet e tyre. Koncepte të tilla si “islami francez”, “islami evropian”, “islami austriak” që janë sjellë në rend të ditës kohët e fundit, janë shembujt e fundit. Përpjekja themelore e këtyre nismave të tilla me në krye Presidentin e Francës, Emmanuel Macron, është larja e hesapeve me islamin dhe myslimanët”.

 

 


Lajme të ngjashme