Akar: Problemet kërkojmë t’i zgjidhim duke biseduar por Turqia nuk gjunjëzohet ndaj imponimeve

Ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Hulusi Akar tha se kërkojnë të zgjidhin problemet me Greqinë duke biseduar por Turqia nuk do të përkulet ndaj fakteve të kryera (u tha u bë).

1512695

Akar bisedoi ne komandantët e njësive ushtarake nëpërmjet video-konferencës.

Në bisedë ai bëri të ditur se problemet në Mesdheun Lindor dhe Egje dëshirojnë zgjidhjen e problemeve me dialog, ligjin ndërkombëtare dhe brenda marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë.  

“Le të zhvillohen bisedime eksploruese (Turqi-Greqi). Le të zhvillohen bisedimet në NATO gjithashtu në kuadër të masave për rritjen e besimit, të zhvillohet edhe mbledhja e katërt, ku më parë një prej tyre u zhvillua në Ankara dhe dy në Athinë. Të bisedojmë, t’i zgjidhim problemet me dialog. Por Turqia nuk do të përkulet ndaj fakteve të kryera (u tha u bë), presioneve ose detyrimeve. Këtë duhet ta kenë parë dhe kuptuar të gjithë”, tha Akar.  

Ministri turk u shpreh edhe në lidhje me sulmet e Armenisë ndaj civilëve dhe bëri të ditur se ky vend që shkel armëpushimin vazhdon të godasë objektivat civile dhe të masakrojë njerëzit e pafajshëm pa bërë diferencim në gra e fëmijë. Ai shprehu besimin se Forcat e Armatosura të Azerbajxhanit do të marrin hakun e popullit civil”.  

Fjalët Kyçe: #Turqi-Greqi , #dialog , #NATO , #Hulusi Akar

Lajme të ngjashme