Të martën mbledhja e Kabinetit Presidencial, në fokus Mesdheu Lindor dhe fronti Azerbajxhan-Armeni

Kabineti Presidencial i Turqisë do të mblidhet të martën në Bestepe të Ankarasë me një agjendë të ngjeshur.

1511888
Të martën mbledhja e Kabinetit Presidencial, në fokus Mesdheu Lindor dhe fronti Azerbajxhan-Armeni

Në takimin që do të mbahet në Kompleksin Presidencial nën kryesinë e Presidentit Recep Tayyip Erdogan, çështjet kryesore në rend të ditës do të jenë përpjekjet e Azerbajxhanit për të çliruar territoret e tij në pushtimin armen, tensioni në Mesdheun Lindor, situata aktuale në luftën kundër llojit të ri të koronavirusit dhe ecuria në prodhimin e barnave/vaksinës kundër tij, pasqyrimet në ekonomi të zbulimit të rezervave të reja të gazit natyror dhe lufta antiterrorizëm brenda e jashtë vendit.

Po ashtu në mbledhjen e qeverisë do të trajtohen problemi qipriot dhe marrëdhëniet dypalëshe ndërmjet Republikës së Turqisë dhe Republikës Turke të Qipros së Veriut (RTQV), ku një periudhë e re filloi me zgjedhjen e Ersin Tatarit në postin e presidentit.



Lajme të ngjashme