Soylu: 17 terroristë janë neutralizuar në lindje të Turqisë

Ministri i Punëve të Brendshme, Suüleyman Soylu, deklaroi të hënën se 17 terroristë janë neutralizuar gjatë operacioneve të javës së kaluar në Hakkari, rreth në lindje të Turqisë.

1511999
Soylu: 17 terroristë janë neutralizuar në lindje të Turqisë

Soylu shtroi në Ministri një drekë për 50 të zgjedhur lokalë me rastin e Ditës së Myftarëve.

Ai theksoi se kanë informuar opinionin publik në lidhje me operacionin e kryer në Hakkari javën e kaluar.

“I patëm bërë me dije opinionit publik se në këtë operacion ishin neutralizuar gjithsej 8 persona. Vendi i këtij operacioni është shumë domethënës. Ne hymë për herë të parë në vendin e këtij operacioni dhe pamë që realisht janë neutralizuar 17 terroristë. Gjithashtu dje, në (malet) Amanus, u neutralizua Grupi «Dörtyol İslahiye». Ne do t'u japim fund edhe atyre që kanë mbetur në Amanus. Kështu, sikurse pastrimi që bëmë në Detin e Zi, ne do të shpëtojmë nga kjo e keqe edhe malet Amanus. Ata s'kanë asnjë rrugëdalje tjetër përveç dorëzimit ose arratisë”, u shpreh ministri Soylu mes të tjerash.



Lajme të ngjashme