Sentop: Turqia do vazhdojë të mbështes Azerbajxhanin në kauzën e tij të drejtë

Kryetari i Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë, Mustafa Sentop bëri të ditur se Turqia është pranë Azerbajxhanit në kauzën e tij të drejtë.

1511846
Sentop: Turqia do vazhdojë të mbështes Azerbajxhanin në kauzën e tij të drejtë

Kryetari i Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë, Mustafa Sentop bëri të ditur se Turqia është pranë Azerbajxhanit në kauzën e tij të drejtë.

Mustafa Sentop, i cili shkoi në Azerbajxhan me delegacionin parlamentar për të zhvilluar bisedime zyrtare, u takua me Presidentin e Azerbajxhanit Ilham Aliyev.

Gjatë takimit Kryeparlamentari Sentop tha se miqësia e fortë mes Azerbajxhanit dhe Turqisë bazohet në themele të thella historike dhe uroi që kjo miqësi të jetë e qëndrueshme dhe të vazhdojë gjithmonë.

Turqia ndodhet pranë Azerbajxhanit në kauzën e tij të drejtë. Turqia është e gatshme të ndihmojë Azerbajxhanin sa herë që kërkon mbështetje”, bëri të ditur Sentop.

Në mes tjerash Kryeparlamentari turk tha: “Mbështetja e Turqisë për Azerbajxhanin ka shumë arsye. Së pari, Azerbajxhani është miku dhe vëllai ynë. Por së dyti, Azerbajxhani mbron një çështje të drejtë; mbron territoret e pushtuara. Të gjithë duhet ta mbështesin këtë kauzë të drejtë. Një arsye tjetër e rëndësishme është se: Armenia nuk është më një kërcënim vetëm për Azerbajxhanin, por edhe për të gjithë rajonin tonë. Armenia është një organizatë e paligjshme që sulmon civilët duke i vënë në shënjestër gratë dhe fëmijët dhe duke kryer krime lufte. Në këtë aspekt, Azerbajxhani është një shtet që mbron edhe stabilitetin e rajonit. Për këtë arsye, ne jemi pranë Azerbajxhanit”.

Ndërkaq Ilham Aliyev deklaroi në takim se vizita e Kryeparlamentarit Sentop dhe delegacionit parlamentar në Azerbajxhan në një periudhë kaq të jashtëzakonshme është shumë e rëndësishme dhe kuptimplote për ta, ndërsa shtoi se ata do të vazhdojnë të ndërtojnë marrëdhëniet e mira që janë mbajtur gjatë historisë me botëkuptimin "një kombi, dy shtete".

Në takim, Aliyev falënderoi Presidentin Recep Tayyip Erdogan dhe Kryetarin e Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë, Mustafa Şentop, delegacionin parlamentar dhe kombin turk për mbështetjen e tyre.

“Deklaratat e vëllait tim të shenjtë, Recep Tayyip Erdogan, juve si Kryetar të Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë, Ministrive të Jashtme dhe të Mbrojtjes Kombëtare të Turqisë të bëra prej fillimit të sulmeve armene kanë qenë një mesazh i qartë për botën. Unë përmes jush i dërgoj përshëndetjet e mia të përzemërta vëllait tim të dashur Recep Tayyip Erdogan dhe popullit turk”, deklaroi Aliyev.

Në kuadër të kontakteve të tij në Baku Kryeparlamentari Sentop gjithashtu u takua me Kryetaren e Asamblesë Kombëtare të Azerbajxhanit, Sahibe Gafarova.

Pas takimit dypalësh të mbajtur në Asamblenë Kombëtare të Azerbajxhanit, u mbajt edhe një takim midis delegacioneve.

Sentop në fjalën e tij këtu tha se Turqia pas agresionit të Armenisë është vendosur pranë Azerbajxhanit në të gjitha nivelet dhe platformat.

Ai theksoi gjithashtu se disa vende e ndihmuan Armeninë me armë, ndërsa shtoi se “Jemi të vetëdijshëm që kjo nënkupton një shpërblim për Armeninë pushtuese. Ne duhet t'ia shpjegojmë këtë gjithë botës”.

 


Lajme të ngjashme