Presidenti Erdogan zhvilloi një bisedë telefonike me Kryeministrin e Kanadasë, Justin Trudeau

Presidenti Recep Tayyip Erdogan tha se kundëroperacioni i Azerbajxhanit ndaj Armenisë zhvillohet brenda kufijve të njohur ndërkombëtarisht, në vetë territoret e Azerbajxhanit.

1510669

Erdogan zhvilloi një bisedë telefonike me Kryeministrin e Kanadasë, Justin Trudeau.

Sipas deklaratës së Drejtorisë së Informacionit të Presidencës në bisedën Erdogan-Trudeau u shqyrtuan zhvillimi i marrëdhëniet Turqi-Kanada, rritja e vëllimit tregtar ndërmjet dy vendeve dhe hapat për kapërcimin e problemeve që jetohen në bashkëpunimin e industrisë së mbrojtjes.

Erdogan gjatë bisedës telefonike bëri të ditur se pezullimi nga ana e Kanadasë së një numri eksportesh për shkak të konfliktit Armeni-Azerbajxhan bie ndesh frymën e aleancës midis Turqisë dhe Kanadasë.

Presidenti turk tha se shkaku kryesor i konfliktit është pushtimi 30-vjeçar armen i Karabakut Malor dhe kundëroperacioni i Azerbajxhanit ndaj Armenisë zhvillohet brenda kufijve të njohur ndërkombëtarisht, në vetë territoret e Azerbajxhanit.

Nga ana tjetër, biseda telefonike e Erdoganit me Kryeministrin e Kanadasë, Justin Trudeau u zhvillua gjatë programit të drekës së presidentit turk me Presidentin e Ukrainës, Vladimir Zelenskiy.

Zelenskiy, që ishte i pranishëm në një pjesë të bisedës, zhvilloi edhe ai një bisedim miqësor të shkurtër me Trudeau.  

Lajme të ngjashme