Automjeti i blinduar luftarak turk “Tulpar” gati për mision

Automjeti i blinduar luftarak “Tulpar”, i zhvilluar brenda mundësive të industrisë turke të mbrojtjes, u bë gati për prodhim në seri.

1510909
Automjeti i blinduar luftarak turk “Tulpar” gati për mision

Automjeti i blinduar luftarak “Tulpar”, i zhvilluar brenda mundësive të industrisë turke të mbrojtjes, u bë gati për prodhim në seri.

Drejtori i Përgjithshëm i Otokar, Serdar Gorguç tha se automjeti i blinduar luftarak “Tulpar”, që e ka marrë emrin nga kali legjendar me flatra që mbronte luftëtarët e Epopesë së Manasit, në kuadër të nevojave të shekullit 21 është prodhuar për nevojat e njësive ushtarake tokësore dhe komando.   

Duke shprehur se “Tulpar” është në gjendje për të operuar në betejë si tank kryesor modern dhe i gjeneratës së re, Gorguç deklaroi se automjeti është projektuar duke marrë parasysh aftësitë dhe tiparet e njëvlershme të automjeteve të blinduara të luftimit të vendeve të NATO-s dhe veçanërisht të programeve të ngjashme.

Serdar Gorgoç tha se përparësia e modelit të “Tulpar” është mbrojtja kundër minave, eksplozivëve artizanalë, municioneve kimike dhe të energjisë kinetike si dhe Kërcënimeve Kimike, Biologjike, Radiologjike dhe Nukleare (CBRN).

 


Lajme të ngjashme