Akar: Armenia bën krime lufte, ata që bëjnë thirrje për armëpushim bëjnë sehir nga larg

Ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Hulusi Akar tha se Armenia vazhdon të kryejë krime lufte kurse ata që bëjnë thirrje për armëpushim dhe negociata vazhdojnë të shohin sulmet nga larg.

1510896
Akar: Armenia bën krime lufte, ata që bëjnë thirrje për armëpushim bëjnë sehir nga larg

Ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Hulusi Akar tha se Armenia vazhdon të kryejë krime lufte kurse ata që bëjnë thirrje për armëpushim dhe negociata vazhdojnë të shohin sulmet nga larg.

Sipas deklaratës së bërë nga Ministria e Mbrojtjes Kombëtare, Akar zhvilloi një bisedë telefonike me Ministrin e Mbrojtjes së Azerbajxhanit Gjeneralin Zakir Hasanov.

Në takim, u shkëmbyen mendime mbi situatën e fundit në pikën e arritur në operacionin e filluar nga Azerbajxhani për çlirimin e territoreve të tij të pushtuara.

Akar duke dënuar sulmin armen në Ganja ku vranë shumë civilë, tha: “Armenia ka masakruar përsëri vëllezërit tanë Azerbajxhanas pa bërë diferencim në fëmijë, gra e të moshuar. Armenia vazhdon të kryejë krime lufte kurse ata që bëjnë thirrje për “armëpushim” dhe “negociata” vazhdojnë të shohin sulmet nga larg. Ata që urdhëruan sulmet me raketa balistike ndaj civilëve do të japin llogari patjetër për këtë dhe historia kurrë nuk do t'i falë ata që heshtin ndaj kësaj mizorie".

Ministri turk shprehu besimin e tij se Forcat e Armatosura të Azerbajxhanit nuk do të lënë në tokë gjakun e civilëve (do të marrin hak) që humbën jetën dhe shoti: “Ne do të vazhdojmë të qëndrojmë pranë vëllezërve tanë turq azerbajxhanas në luftën për të ruajtur integritetin e tyre territorial dhe për të rimarrin tokat e tyre. Ne do t'i mbështesim ata me të gjitha mjetet tona në kauzën e tyre të drejtë".

Duke përgëzuar ushtrinë azerbajxhanase që ka çliruar Fuzulin nga pushtimi i Armenisë, që bombardon vendbanimet civile, si dhe për rrëzimin (deri më tani gjithsej ) e dy avionë SU-25 të ushtrisë armene, Akar shprehu ngushëllimet për të gjithë dëshmorët e rënë dhe u uroi shërim të shpejtë të plagosurve.

 


Lajme të ngjashme