Turqia dënon sulmin me raketë të Armenisë në Nakhchivan

Turqia ka dënuar sulmin me raketë të Armenisë në Republikën Autonome të Nahçivanit (Nakhchivan Autonomous Republic).

1510559
Turqia dënon sulmin me raketë të Armenisë në Nakhchivan

Ministria e Punëve të Jashtme bëri një deklaratë në lidhje me sulmin e Armenisë ndaj Nahçivanit.

"Shihet se Armenia po bëhet gjithnjë e më agresive për shkak të humbjeve që ka pësuar në territoret e okupuara. Sulmi i saj ndaj Republikës Autonome të Nahçivanit, me të cilën ne [Turqia] kemi kufi të përbashkët, është një shembull i ri dhe i rrezikshëm i përpjekjes së Armenisë për ta shtrirë konfliktin jashtë territoreve të Azerbajxhanit që Armenia i mban të pushtuara. Armenia duhet të heqë dorë nga këto lloj provokimesh të rrezikshme”,- thuhet në deklaratën e Ministrisë. 

Armenia, e cila po shkel armëpushimin humanitar, po kryen krime lufte duke sulmuar civilët dhe tani po përpiqet ta bartë konfliktin në një dimension tjetër. Armenia duhet t’i llogarisë mirë pasojat e këtyre akteve agresive. Solidariteti ynë me Azerbajxhanin dhe vëllezërit tanë azerbajxhanas do të jetë gjithmonë i plotë,- përfundon deklarata.

Kurse në deklaratën e bërë nga Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit u raportua se forcat armene kryen dje në mëngjes një sulm me raketa nga rajoni Gubadli i pushtuar në Karabak për në provincën Ordubad në Republikën Autonome të Nahçivanit, që është pjesë e Azerbajxhanit, por që popullata dhe vendbanimet civile nuk ishin dëmtuar nga ky sulm i Armenisë.



Lajme të ngjashme